• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, fushëbeteja e re e Nishanit me qeverinë?

by Aalison Pearse Stevens
02/04/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

JAVANEWS / A ka rrezik që sindromi i “Gjykatës së Lartë”, ku për shkak të përplasjeve mes Presidentit, Bujar Nishani me mazhorancën e majtë, ende nuk janë plotësuar dy vendet bosh në këtë Gjykatë, të përsëritet edhe për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese? Duke iu referuar procesit që ndiqet për plotësimin e vendeve bosh në këto gjykata, ku anëtarëve të saj u mbaron mandati, gjasat janë që të kemi sërish një “duel të paheshtur” mes Presidencës dhe Kuvendit, lidhur me zëvendësimin e 2 anëtarëve të Gjykatës kushtetuese, Vladimir Kosta dhe Sokol Berberi, të cilëve u mbaron mandati.

Në bazë të procedurës është Presidenti i Republikës ai që ccon në Kuvend emrat për 2 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe më pas është Kuvendi ai që i miraton. Gjithshka përcaktohet në nenin 125 të Kushtetutës, i cili në pikën 1 bën fjalë për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit”, thuhet në pikën e parë të këtij neni, i cili është i njëjtë edhe në rastin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Duke iu referuar praktikës së ndjekur mes dy institucioneve këto vitet e fundit, si në marrdhëniet mes ish- presidentit, Bamir Topi, me mazhorancën e PD-së, po për anëtarët e Gjykatës së Lartë, ashtu edhe në marrdhëniet mes Presidentit Nishani me mazhorancën e majtë, ku mes dy institucioneve ka pasur përplasje sa i përket emrave të propozuar nga Presidenti, bëhet e qartë se edhe në këtë rast rrezikohet që “sindromi i Gjykatës së Lartë” të përfshijë edhe procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndonëse është ende herët për të dhënë një gjykim për mënyrën sesi do të rrjedhin ngjarjet mes dy institucioneve, procesi i përzgjedhjes së 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nuk pritet të shkojë si “në vaj”, duke pasur parasysh edhe rolin e rëndësishëm që ka Gjykata Kushtetuese në praktikat e cështjeve që ajo shqyrton edhe në raport me Kuvendin. Gjithsesi, ligji nuk lë vakanca sa i përket funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi në pikën 5 të nenit 125 thuhet se  “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij”. Në këtë mënyrë mandati i dy anëtarëve të kësaj gjykate mund të shkojë edhe tej parashikimit ligjor. (javanews.al) Me. Ar

Kushtetuta për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Neni 125

  1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
  2. Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion.
  3. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj.
  4. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh.
  5. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij.
Next Post

OSBE është gati për zgjedhjet serbe në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com