Kenan Imirzalioglu është duke e përzgjedhur me kujdes partneren e re të serialit.I njohur tek shqiptarët si ‘Mehmet Kosova’ po flitet se për partnere ka zgjedhur Meryem Uzerlin.
E gjithë kjo pas dështimit të negociatave me Fahriye Evcenin, e cila është e angazhuar në projekte të reja filmike, transmeton Telegrafi.
‘Sulltanesha’ Uzerli që prej ndarjes prej të dashurit Alp Ozan nuk ka qenë e angazhuar në ndonjë projekt, edhe në saje të rritjes së vajzës, Lara.
Kujtojmë se herën e fundit që është paraqit në ndonjë serial Uzerli ishte te ‘Mbretëresha e Natës’ ndërsa Imirzalioglu në ‘Karadayı’, përgatiti Zëri. (b.an)