• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DW: Von der Leyen në Ballkan, premtime të bukura, por asnjë mesazh të qartë

by Java News
01/10/2021 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të samitit për Ballkanin javën e ardhshme Presidentja e Komisionit të BE-së zhvilloi një tur vizitash në rajon. Bisedime konkrete anëtarësimi ende nuk po duken në horizont.

Gjashtë vende në tri ditë: Me turin e vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, që duan të gjithë të anëtarësohen në BE, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen përgatiti samitin e BE-së me vendet e Ballkanit. Më 6.10.2021 nën presidencën sllovene samiti zhvillohet në Brdo të Ljubljanës. Mesazhi i BE-së në këtë tur vizitash në të gjitha stacionet ishte i njëjti: merruni vesh me njeri-tjetrin, përpiquni edhe më tej, kini durim. Ursula von der Leyen i siguroi të gjithë presidentët dhe kryeministrat, që takoi se: Ne ju duam juve në BE. Unë angazhohem personalisht për këtë.”

Albanien Tirana | Ursula von der Leyen und Edi Rama

Ju lutem durim

Fjalët inkurajuese janë të nevojshme, sepse procesi i anëtarësimit po shtyhet prej vitesh, ndonëse p.sh. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndërkohë kanë marrë premtimin që në vitin 2019.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhgënjimin e shprehu përmbledhtas në mënyrë figurative: “Ne ndihemi si në një dasmë, ku nusja është zbukuruar, por dasmorët nuk janë ftuar.”

Shqipëria ndihet si „peng” i grindjes mes vendit anëtar të BE-së Bullgarisë dhe vendit kandidat Maqedonisë së Veriut. Bullgaria bllokon bisedimet e anëtarësimit, sepse Maqedonia e Veriut rrezikon identitetin bullgar dhe gjuhën.

Për këtë grindje shumica e vendeve të BE-së nuk kanë mirëkuptim. Qeveria gjermane në qershor zyrtarisht i kërkoi Bullgarisë, që të tërheqë veton kundër hapjes së negociatave me Shkupin.

Nord-Mazedonien Skopje | Ursula von der Leyen und Zoran Zaev

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, sërish vuri në dukje qendrimin e formuluar qartazi nga Komisioni për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë: “Ju i keni përmbushur kushtet dhe e keni bërë punën tuaj”, tha ajo si në Shkup edhe në Tiranë.

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, theksoi atë që e përsërisin prej vitesh shumë politikanë të BE-së, se kemi të bëjmë me besueshmërinë e Unionit Europian.

BE më në fund duhet t’u përmbahet premtimeve. Ursula von der Leyen i kaloi me buzëqeshje kritikat gjatë një konference të përbashkët shtypi në një qendër rinore të rinovuar me financimin e BE-së.

Një recetë konkrete, se si mund të ndryshojë qendrim Bullgaria, ajo nuk mundi të ofrojë. Në të gjitha stacionet e turit të saj ajo preferoi të theksojë ndihmat financiare, që BE-ja ka vënë në dispozicion për Ballkanin për ripërtëritjen pas pandemisë së koronavirusit.

Krahas ndihmave afatshkurtra për fushatat e vaksinimit në vitet e ardhshme do të lëvrohen gati 30 miliardë Euro për investime strategjike në rajon.

Zgjidhet grindja për targat në Kosovë

Vizitat e von der Leyen në Serbi dhe Kosovë u zhvilluan nën hijen e shkallëzimit të konfliktit ditët e fundit mes Serbisë dhe Kosovës për çështjen e targave. Por gjatë kohës që presidentja e Komisionit ndodhej në Prishitnë dhe në Nish, delegacionet e të dyja palëve zhvillonin bisedime në Bruksel, ku arritën të gjejnë një zgjidhje.

Kosovo EU Ursula von der Leyen Vjosa Osmani

Të enjten (30.09) erdhi lajmi nga Brukseli se është arritur një marrëveshje për çështjen e targave.

Të paktën përkohësisht, sepse bisedimet duhet të vazhdojnë. “Eshtë me rëndësi jetike që Serbia dhe Kosova të normalizojnë raportet. Jam shumë e shqetësuar për shkak të konfliktit aktual.

Eshtë e nevojshme që patjetër situata të çtensionohet”, i tha von der Leyen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ata parimisht e miratuan këtë, por nuk lanë të kuptohet, nëse dhe kur do të bëjnë lëshime.

Problemi thelbësor nuk është zgjidhur: mosnjohja e Kosovës si shtet nga Serbia, por edhe nga pesë vende anëtare të BE-së. Një zgjidhje për këtë problem ende nuk ka.

E pyetur nga reporterët në konferencë shtypi në Prishtinë presidentja e Komisionit të BE-së tha, se duhet ndjekur edhe më tej si „ëndërr” anëtarësimi i Kosovës në BE. „Eshtë e arsyeshme, e nevojshme dhe bukur të kesh ëndrra”, u shpreh me zbukurime Ursula von der Leyen. Në samitin e Brdos javën e ardhëshme duhet të bëhen përpjekjet për të krijuar një bazë të besimit dhe miqësisë. “Ballkani është në anën tonë. Kjo është një ëndërr, për të cilën ia vlen të punosh”, tha von der Leyen me fjalë të bukura por pa përmendur hapat konrektë.

Më shumë bashkëpunim

Serbien Belgrad | Ursula von der Leyen und Aleksandar Vucic

Në Serbi ajo vlerësoi përparimet e bëra. Bashkë me presidentin Aleksandar Vuçiq ajo nënshkroi një marrëveshje të re për zgjerimin e lidhjeve hekurudhore në rajon, linja që një ditë do të çojnë nga Selaniku në Salcburg.

BE-ja financon një pjesë të mirë të ndërtimit të hekurudhave me dy drejtime si dhe të elektrifikimit të këtyre linjave. Vuçiq shprehu mirënjohje për këtë mbështetje.

Von der Leyen theksonte vazhdimisht, se Serbia duhet të jetë në BE. Vuçiq shprehimisht e mbështet ndërtimin e së ashtuquajturës „autostrada e paqes” mes Nishit dhe Prishtinës. Ai tha se është i nevojshëm çtensionimi në konfliktin me Kosovën.

Presidentja e Komisionit e ritheksoi apelin e saj në adresë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që të bashkëpunojnë më shumë mes tyre e madje përpara se të hyjnë në BE apo të nisin bisedimet e anëtarësimit.

Bashkëpunimi ekonomik, heqja e doganave dhe heqja e vizave janë të mundshme. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkuar në nismën „Open Balkan” – ku duhej të përfshihen edhe tre vendet e tjera Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

Probleme brenda BE-së

Presidentja e Komisionit të BE-së nuk përmendi – të paktën jo në publik – rezervat që ka jo vetëm Bullgaria, por edhe shtete të tjera të BE-së kundër hapjes së negociatave të antarësimit. Franca dhe Holanda vazhdojnë të jenë kritike ndaj kandidaturës së Shqipërisë. Parlamenti i Holandës i ka shmangur pengesat, por qeveria në detyrë në Hagë ende ngurron.

Disa vende anëtare, ndër to edhe Gjermania, në bisedime të brendshme kanë vënë në pikëpyetje lëvizjen pa viza nga vendet e Ballkanit për në BE. Kjo sepse shumë azilkërkues nga këto vende aplikojnë për qendrim në Euorpën Perëndimore.

Vendet e origjinës nuk janë të gatshëm t’i pranojnë azilkërkuesit e refuzuar. Gjermania i ka kërkuar Komisionit të BE-së, që të mendojë për një klauzolë, që do të mundësonte shfuqizimin përkohësisht të qarkullimit pa viza. Lidhur me të tilla dokumente të brendshme informon platforma e internetit në Bruksel “EU Observer”.

Edhe për këto çështje do të diskutohet në samitin e Brdos të mërkurën (6.10)./DW

g.kosovari

Next Post
Operacioni “Morina”/ Arrestohen 6 persona në Kukës dhe sekuestrohen 7 automjete, arsyeja

Operacioni "Morina"/ Arrestohen 6 persona në Kukës dhe sekuestrohen 7 automjete, arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

October 23, 2026
Përleshjet në Kuvend, “Etika” shqyrton kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve të PD

Përleshjet në Kuvend, “Etika” shqyrton kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve të PD

October 23, 2026
Milano në alarm për protestat e 24 tetorit, disa shprehin shqetësim që pakënaqësia mund të përfundojë në përplasje

Milano në alarm për protestat e 24 tetorit, disa shprehin shqetësim që pakënaqësia mund të përfundojë në përplasje

October 23, 2026
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

October 23, 2026
Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione

Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione

October 23, 2026
‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

October 23, 2026
Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In