• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DW: Vërshimi i refugjatëve, Shqipëria mund të kthehet në zonën e ‘nxehtë’

by Java News
18/06/2018 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Problemet serioze me refugjatët mund të vërshojnë edhe Ballkanin. Një ndër vendet më të prekura mund të jetë edhe Shqipëria.

Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç u gjet në Berlin në momentin kur kolegu i tij Horst Seehofer po kalon një periudhë të vështirë politike, për shkak të mosmarrëveshjeve me kancelaren Angela Merkel. Por as kjo nuk pengoi politikanin nga Bavaria që të bisedojë me kolegun kroat për temën që e ngarkon më së shumti – çështjen e refugjatëve. Kjo është tema kryesore momentalisht në Berlin dhe në Bashkimin Evropian.

Evropa Juglindore nën hijen e problemeve

Kroacia pa dëshirën e saj u gjet në qendër të mosmarrëveshjeve mes politikanëve në Gjermani. Nëse Horst Seehofer ia del me politikën e tij për mbylljen e kufijve për refugjatë, Kroacia është ndër vendet e para që do të preket, sepse shumica e refugjatëve kalojnë nëpër këtë vend, në rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore.

Grindjet mes Seehoferit dhe Merkelit kanë arritur pikën kulmore këto ditë. Seehofer kërkon mbylljen e kufijve, ndërsa Merkel arritjen e një marrëveshje me vendet e tjera. Bozhinoviq thotë se me homologun e tij nuk ka pasur ndonjë bisedë konkrete për zhvillimet e mundshme, por konstatoi se “Kroacia nuk do të shndërrohet në hot-spot” për regjistrimin e refugjatëve. Bozhinoviq thotë se Kroacia ka mjete të majftueshme për të evituar që ky vend të shndërrohet në një pikë të këtillë regjistrimi.

Problemet me kufirin
Kroacia mendon se kufitarët e saj po bëjnë një punë të mrekullueshme në ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE. “Kroacia ka policinë më të fuqishme kufitare në mbarë Evropën”, thotë Bozhinoviq. Ai shpreson se Gjermania dhe vendet e tjera do ta shpërblejnë këtë angazhim me anëtarësimin e Kroacisë në zonën Shengen. Në këtë segment Kroacia është në gjendje të matet edhe me “të mëdhenjtë”. Për shkak të pozitës së saj gjeografike, Kroacia është gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes. Mbrojtja e kufijve të saj të jashtëm do të jetë një temë gjithnjë e më interesante. Në veçanti pas marrjes së drejtimit të BE nga Austria, e cila kërkon mbrojtjen e suksesshme të kufijëve të jashtëm. Por mbrojtja e Bashkimit Evropian nënkupton edhe gjëra të tjera – në radhë të parë zhvillimet brenda vendeve të BE-së.

Shqipëria si “hot-spot”?

Vendet e Ballkanit mund të kenë probleme shumë serioze me refugjatët, sepse shumica e tyre kalon pikërisht nëpër këto vende. Ndërkohë që mbyllja e kufirit u krijon atyre probleme shtesë. “Ne kemi biseduar dhe kemi rënë dakord që të ndihmojmë vendet fqinje në Ballkan, që përballen me këto probleme. Këtu në radhë të parë mendoj për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën”, tha ai.

“Investimi për sigurinë e këtyre vendeve ka një influencë pozitive edhe për Kroacinë dhe vendet e tjera të BE”, thotë ministri kroat. Kjo nuk është ide e re. Këto ditë është folur shpesh për krijimin e një pike të regjistrimit (hot-spot) jo vetëm në Afrikën e Veriut, por edhe në Ballkanin Perëndimor, më konkretisht në Shqipëri./DW

a.ç

Next Post
Sherr te “Ligjet’/ Manja-opozitës: E keni hallin tek ndeshja e orës 2

Sherr te "Ligjet'/ Manja-opozitës: E keni hallin tek ndeshja e orës 2

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Pas takimit në Davos, po punohet intensivisht për një vizitë të Ramës në Uashington

January 21, 2026
Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

January 21, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me shi dhe shtrëngata, temperaturat nuk ndryshojnë

January 21, 2026
21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

January 21, 2026
“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

January 21, 2026
600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In