• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

DW: Vatra e re e krizës në Evropë, Greqia dhe Turqia vazhdojnë të luajnë me zjarrin

by A R
27/08/2020 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u përpoq të ndërmjetësojë mes Greqisë dhe Turqisë, tensionet midis dy partnerëve të NATO-s vazhdojnë. Ministrja gjermane e Mbrojtjes kritikon manovrat ushtarake në Mesdhe.

Greqia dhe Qiproja filluan të mërkurën (26.08)  së bashku me Francën dhe Italinë një manovër të gjerë ushtarake në ajër dhe në det. Kurse Turqia kreu po ashtu një stërvitje detare në Mesdheun lindor së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi në Tëitter se anijet luftarake turke TCG Barbaros dhe TCG Burgazada dhe destrojeri amerikan USS Ëinston S. Churchill zhvilluan një manovër të përbashkët. Kurse në manovrën në Qipro po marrin pjesë përveç tre avionëve luftarakë grekë F-16, tre avionë luftarakë francezë të tipit Rafale, një fregatë dhe një helikopter. Avionët operojnë nga aeroporti Paphos në Qipron perëndimore.

Mosmarrëveshja konsiderohet si tejet e rrezikshme. Dhe madje i mundur duket edhe një konflikt ushtarak midis dy aleatëve të NATO-s, pas një përplasje midis një anijeje luftarake turke dhe greke.

Kritika nga Ministrja gjermane e Mbrojtjes

Ministrja Federale e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, i kritikoi pas takimit me homologët e saj të BE në Berlin manovrat ushtarake. Ato janë “gjithçka tjetër përveçse të dobishme” – tha ajo duke iu referuar rrezikut që stërvitjet ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s “mund të çojnë pa dashje në një përshkallëzim të mundshëm të gjendjes”.

Kramp-Karrenbauer, e cila është edhe kryetare e CDU-së, kërkoi edhe një herë gatishmëri për kompromis nga të dy palët. “Ne duhet të gjejmë një pikë nga ku t’u rikthehemi bisedimeve dhe negociatave politike,” tha Kramp-Karrenbauer. Ministrja e Mbrojtjes  theksoi gjithashtu se në një konflikt kaq të komplikuar është i nevojshëm “një durim strategjik për një zgjidhje politike të konfliktit.”

Greqia miraton marrëveshje me Italinë dhe Egjiptin

Parlamenti grek miratoi me shumicë po ashtu të mërkurën në mbrëmje dy marrëveshje për krijimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike (EEZ) me fqinjët e saj mesdhetarë Italinë dhe Egjiptin. Me këto dy marrëveshje të tre shtetet u njohin ishujve grekë të drejtën e përkatësisë territoriale të një zone detare përreth tyre si dhe shfrytëzimin e tyre si zonë ekonomike.

/a.r

Next Post
COVID-19 mbetet një kërcënim për botën/ Mbi 24 mln të infektuar. SHBA-ja, Meksika dhe Brazili s’gjejnë qetësi

COVID-19 mbetet një kërcënim për botën/ Mbi 24 mln të infektuar. SHBA-ja, Meksika dhe Brazili s'gjejnë qetësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

September 11, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik

September 11, 2026
Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

September 11, 2026
Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

September 11, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

September 11, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Inspektorët me kamera inteligjente, Sula: Kontrollet do të përcaktohen nga sistemi i ri, qytetarët të denoncojnë

September 11, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

September 11, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

“Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur

September 11, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

A ka OSBE/ODIHR në Amerikë?

September 11, 2026
Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com