• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“DW”: Si në Luftën e Ftohtë, Bjellorusia bllokon informimin për botën e jashtme. Ç’qëndron pas kësaj?

by Java News
30/10/2021 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?

Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat pasuese. Ish-kreu i shtetit sovjetik Mihail Gorbatçov i dha fund Luftës së Ftohtë në fund të viteve 1980 duke i dhënë fund edhe praktikës së bllokimit me zhurmues për dekada të mediave për botën e jashtme nga vendet perëndimore, ndër to edhe DW. Ky hap u konsiderua asokohe si shenjë për demokratizimin, hapjen dhe fundin e Luftës së Ftohtë. Me bllokimin e faqes së internetit të DW-së të enjten (28.10) tani Bjellorusia po kthehet në praktikat e vjetra. Ende nuk është e qartë, se për sa kohë do të vazhdojë ky bllokim.

Drejtori i Përgjithshëm i DW e cilëson arsyen „qesharake”

Në një deklaratë të Ministrisë së Informacionit në Minsk, të cituar nga agjencia e lajmeve BELTA, bllokimi i faqes së internetit të DW-së argumentohet me gjoja lidhjen me përmbajtje të klasifikuara is ekstremiste. Detaje të sakta nuk përmenden. Përveç DW-së janë bllokuar edhe dy faqe të tjera interneti ndër to edhe një projekt i radios së SHBA-së Free Europe.

Media use in 2030 - Will individualization end mass communication? | DW Global Media Forum 2021

Drejtori i Përgjithshëm i DW-së, Peter Limbourg, në një pozicionim të premten (29.10) proteston kundër kësaj mase duke i hedhur poshtë si „absolutisht qesharake” akuzat e Ministrisë bjelloruse të Informacionit.

Ai kritikon kreun bjellorus të pushtetit Aleksander Lukashenko: “Zoti Lukashenko ka treguar, se ai në luftën kundër popullit të vet nuk stepet prej asgjëje, për të ruajtur pushtetin. Përdorimi intensiv i ofertave të pavarura mediatike tregon qartë, se njerëzit në Bjellorusi nuk kanë më besim tek mediat e kontrolluara nga shteti”, nënvizon Limbourg.

Në Berlin një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme iu përgjigj pyetjes së DW-së, se „kemi dijeni për këtë lajm”. Ambasadori gjerman në Minsk i ka kërkuar shpjegim Ministrisë së Jashtme bjelloruse dhe i kërkon që „menjëherë të mundësojë sërish aksesin në faqen e internetit”.

Politikanë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut i bënë thirrje qeverisë që të angazhohet fort për DW-në. “Kjo nuk duhet pranuar në heshtje”, tha deputetja e partisë liberal-demokrate FDP, Renate Alt.

“Eshtë për të të ardhur shumë keq, sepse kjo tregon, që gazetaria e lirë dhe  e pavarur nënkupton rrezik të madh për presidentin Lukashenko”, i tha Alt DW-së. “Nuk është vetëm frikë, por mund ta quash panik. Ai e ka kuptuar, se çfarë efekti ka raportimi i Deutsche Welle-s”, thotë Alt.

Ngjashëm u shpreh Christopher Resch nga organizata „Reporterë pa kufij”: “Eshtë një akt tjetër i arbitraritetit të regjimit të Lukashenkos.” Resch këtë veprim e sheh në kontekstin e qëndrimit të ashpër të autoriteteve bjelloruse ndaj mediave të opozitës dhe mediave të pavarura. “Regjimi i kundërvihet gjithnjë e më me forcë hapësirës digjitale”, tha Resch.

 

Washington | Besuch von Sviatlana Tsikhanouskaya
Ish-kandidatja opozitare për presidente, Tihanovskaja gjatë një proteste në Uashington kundër presidentit bjellorus, Lukashenko

Tihanovskaja: Akt i hakmarrjes për të vërtetën

Politikania bjelloruse e opozitës Svetlana Tihanovskaja tha në DW, se ky është një „akt i hakmarrjes për të vërtetën”. Por tregon gjithashtu, sipas saj, se gazetarët- bëjnë një punë jashtëzakonisht të dobishme. Ata që janë përgjegjës për këtë bllokadë, nuk e kuptojnë që e vërteta gjithmonë e gjen rrugën e saj, tha Tihanovskaja.

Presion në rritje ndaj DW në Bjellorusi

Lukashenko qeveris në Bjellorusi prej më shumë se 25 vjetësh në mënyrë autoritare dhe pas zgjedhjeve në gusht 2020 ai e shpalli veten sërish president. BE nuk e njeh fitoren e tij.Protestat e opozitës u mposhtën, udhëheqësit e opozitës janë arrestuar ose – ashtu si kandidatja për presidente Tihanovskaja – u detyruan të emigrojnë.

Që nga këto zgjedhje autoritetet në Bjellorusi si asnjëherë më parë u janë kundërvënë pjesëmarrësve në protesta e veçanërisht kanë vënë në shënjestër gazetarët dhe mediat. Disa faqe interneti me influencë dhe kritike ndaj qeverisë janë bllokuar, dhjetra gazetarë janë arrestuar. Shoqata e pavarur bjelloruse e gazetarëve është shpërbërë.

 

Belarus Minsk | Frauen Proteste | Poster
Liri gazetarëve shkruhet në këtë pllakat gjatë protestës në Minsk, shtator 2020

Edhe DW muajt e fundit ka qenë vazhdimisht nën presion. Disa korrespondentë të seksionit të DW-së për Europën Lindore, që raportojnë në rusisht dhe në bjellorusisht, janë arrestuar, shumica e tyre për kohë të shkurtër dhe më pas janë liruar. Gazetari bjellorus Aleksander Burakov, që ka raportuar edhe për DW, në maj u mbajt 20 ditë në arrest. Ai akuzohej për „pjesëmarrje të përsëritur në një veprimtari të ndaluar”.

Por edhe më ashpër u prek Andrej Aleksandrov, i cili punonte në Bjellorusi për Akademinë e Gazetarisë të DW-së. Aleksandrov akuzohet për tradhti të lartë. Ai ndodhet që nga janari në arrest hetimor dhe kërcënohet nga një dënim me deri në 15 vjet./DW

g.kosovari

Next Post
Fytyra e djallit/ “Baroni tropojan i drogës” reagon pasi kamera e fshehtë ia nxori sekretin: Jam hidraulik

Fytyra e djallit/ "Baroni tropojan i drogës" reagon pasi kamera e fshehtë ia nxori sekretin: Jam hidraulik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In