• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DW: Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë zbuti tensionin, por nuk ka shenja për rifillimin e dialogut

by Java News
07/05/2017 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A do të ndikojë shtyrja e votimeve në Kavajë për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri?

Mazhoranca këmbëngul që zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen më 18 qershor, kurse opozita ka paralajmëruar protestë masive në Tiranë për plotësimin e kushtit për qeveri teknike.

Ndërprerja e procesit të votimit për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, nga tërheqja e kandidatit të mazhorancës, duket sikur ka zbutur tensionin politik, por pas këtij vendimi, nuk ka shenja konkrete për rifillimin e dialogut. Nga votimet e pjesshme të parakohshme të Kavajës tani fokusi është tek zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit. Mazhoranca po këmbëngul për zhvillimin e tyre, qoftë dhe pa pjesmarrjen e opozitës. Ndërkohë që PD dhe koalicioni i djathtë pas rreth dy muaj e gjysmë protestë vijojnë të kërkojnë qeveri teknike dhe më pas zhvillimin e votimeve parlamentare.

Basha: Zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri teknike

Kryetari i PD-së Luzim Basha e përshkroi  tërheqjen e mazhorancës nga Kavaja jo si dhuratë, apo lëmoshë, por si sprapsje “të detyruar nga refuzimi masiv i kavajasve për t’u keqpërdorur dhe sprapje e tmerruar nga bashkimi masiv i shqiptarëve që ishin bërë gati të marshonin në Kavajë dhe të çlironin republikën e të sillnin Republikën e Re”.

Albanien Anti-Regierungsproteste in Tirana | Lulzim Basha, Demokratische Partei (Reuters/F. Goga)

Basha ju tha mbështetësve të mbledhur në çadrën e ngritur ngjitur me kryeministrinë të shtunën, se në datën 13 maj do të ketë një protestë paqësore masive për të rikonfirmuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por pas ndërtimit të një qeverie teknike. Për shefin e opozitës nuk do pranohen kurrë “zgjedhje të diktuara nga krimi droga e pa opozitën dhe se të vetmet zgjedhje që ky vend do të mbajë, do të jenë zgjedhjet e të lira e të ndershme nga droga, krimi monizmi me një qeveri teknike e cila do të përmbushë mandatin popullor për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Rama: Më 18 qershor qytetarët do japin mesazh se rruga jonë është Europa

Duke shfrytëzuar pjesëmarrjen në një veprimtari që u zhvillua të shtunën në mbrëmje, në kuadër të Javës Evropiane, kryeministri tha se vendi aktualisht është në udhëkryq, duke evidentuar pengesa dhe barrikada për zbatimin e reformës në drejtësi. Duke u ndalur tek procesi i integrimit europian të Shqipërisë, Rama, shprehur bindjen se në këtë udhëkryq do të fitojë e ardhmja dhe nuk do të imponohet e shkuara.
“Do të fitojë Evropa në zemrat dhe në vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do të fitojë kundërvënia ndaj saj nga frika dhe tmerri për drejtësi. Kjo është sfida për të cilën jemi të përkushtuar, shpresojmë dhe që kjo periudhë e brendshme politike shpresoj ta kalojmë. Udhëkryqin politik ta kapërcejmë në mënyrë të njerzishme. Ne do ja dalim siç jam i bindur që me 18 qershor qytetarët do të japin një mesazh që rruga jonë është Europa dhe nuk mund të shtyhet më tepër në kohë”

Vlahutin: Jepuni qytetarëve shqiptarë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar

Pas shtyrjes së votimeve në Kavajë vijojnë dhe reagimet e ndërkombëtarëve si apelim për reflektim nga klasa politike në gjetjen e konsensusit. Pas reagimeve të ambasadave të Gjermanisë, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, të shtunën u prononcua dhe shefja e Delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin. Ambasadorja Vlahutin tregoi siguri se, sipas saj, do të ketë guxim e mençuri të mjaftueshme dhe kurajo në gjithë politikën shqiptare, që të gjenden mënyra të arsyeshme për t’u dhënë gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar partinë të cilën ata zgjedhin.

“Kjo nuk duhet të jetë dhe nuk ka për të qenë bllokim i ambicies për integrimin në BE. Çdo gjë që ne si BE bëjmë bëhet për qytetarët e Shqipërisë. Besoj në mënyrë absolute që gjithçka kanë për të bërë politikanët shqiptarë kanë për ta bërë për qytetarët e këtij vendi. Është më e lëhtë të luftosh apo të zihesh për diçka sesa ta ndërtosh atë”.

Vendimi për votimet në Kavajë, një akt të fortë politik

Pedagogu i fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Sokol Hazizaj, e shikon me pasoja vendimarrjen politike ne kurriz të respektimit të ligjit për kryerjen e procesit zgjedhor. Hazizaj shprehet për Deutsche Welle-n se dështimi  i realizimit të një procesi zgjedhor siç janë votimet për bashkinë e Kavajës, vjen për pasojë të mungesës së përdorimit të instrumentave politikë të dialogut, dhe nga ana tjetër nga mungesa e dëshirës dhe vullnetit për të respektuar  kushtetutën.

Sokol Hazizaj (DW/A.Muka)

Sokol Hazizaj

“Në këtë kuptim pasojat e dështimit janë më të mëdha se sa vështrimi politik. Pasoja vjen haptazi dhe në keqpërdorimin nga politika të financimeve të procesit, të cilat janë më shumë se të konsiderueshme. Dështimi tre dimensional i zgjedhjeve në Kavajë është kushtetues, politik, pse jo dhe paralajmërim serioz i realizimit të një procesi të dështuar të zgjedhjeve politike më18 qershor 2017 dhe më pas”.

Nga arbitrariteti aktual i politikës shqiptare, sot kushtetuta është joekzistente, pasi nuk funksionon kapitulli i saj universal i të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Analisti i medias, Elton Metaj, e shikon lëvizjen e fundit të mazhorancës në garën për Bashkinë e Kavajës si një akt të fortë politik, që sipas tij evitoi krijimin e një tensioni të rrezikshëm. Metaj shikon dy elementë nga ky zhvillim. Së pari, se realizimi i zgjedhjeve pa opozitën bart rrezikun e shtuar të tensioneve të larta, që të provokuara fare pak të çojnë te dhuna. Shqipëria ka një histori jo të mirë në këtë drejtim. Element i dytë në analizën e Metajt për Deutsche Welle-n, lidhet me arsyetimin e kryeministrit se në Kavajë kishte një plan destabilizimi të vendit.

“Nëse ky plan është real, kryeministri duhet të veprojë si drejtues i qeverisë, nëpërmjet strukturave të sigurisë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë jemi duke përdorur sigurinë kombëtare për retorikë dhe lëvizje politike. Java e ardhshme do të jetë vendimtare për zgjidhjen e krizës, pasi z.Rama ka deklaruar se prej dates 8 maj nuk do të ketë më negociata, ndërsa opozita ka lajmëruar  protestë popullore më 13 maj në Tiranë”.

Sipas tij java që vjen mund ta çojë krizën në “temperaturën e pjekjes”, duke shtyrë drejt zgjidhjes. Metaj parashikon se ditët që vijnë “ndoshta do të përkeqësojnë krizën, duke e galvanizuar dhe duke e ndihmuar të zgjidhet”.

c.a

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Basha mbledh grupin parlamentar në 18:00 pas ultimatumit të Ramës për dialog

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In