• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DW: Shqiptarët në Gjermani mund ta marrin më shpejt nënshtetësinë

by A R
20/05/2023 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të huajt që jetojnë prej vitesh në Gjermani do të mund të marrin më shpejt pasaportën gjermane. Deri më tani ata duhet të prisnin tetë vjet për të marrë pasaportën, në të ardhmen do të mjaftojnë pesë. Deutche Welle në shqip raporton se në një projektligj të koalicionit gjerman, thuhet, se dhënia më e shpejtë e nënshtetësisë do të ishte “një stimul për t’u integruar më shpejt”, sipas ZDF. Sipas ministres së Punëve të Brendshme të Gjermanisë,  Nancy Faeser (SPD) është i mundur edhe një integrim më i shpejtë. Kush ka arritje të veçanta në integrim mund të marrë edhe pas tre vjetësh nënshtetësinë gjermane. Kjo vlen për ata që flasin shumë mirë gjuhën gjermane, arrijnë në punë rezultate të shkëlqyera apo angazhohen në punë vullnetare.

E mundur nënshtetësia e dyfishtë

Edhe nënshtetësia e dyfishtë është e mundur, sipas projektligjit. Fjala është për lejimin e disa nënshtetësive. “Shumë të ardhur në Gjermani, ndjehen gjermanë, por nuk duan ta ndërpresin plotësisht marrëdhënien me vendin e prejardhjes”, ka thënë Faeser. Në të ardhmen ata nuk do të jenë të detyruar të dorëzojnë një pjesë të identitetit të tyre.

Po ashtu fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër të huaj do të marrin më lehtë nënshtetësinë gjermane. Kusht është që njëri nga prindërit të ketë jetuar të paktën pesë vite në Gjermani. Deri më tani ky kusht ishte tetë vite. Politikani për çështjet e brendshme të CDU-së, Alexander Throm e kritikoi reformën e qeverisë, sepse me të “rritet rreziku, që të marrin nënshtetësi shumë shpejt personat që nuk janë të integruar sa duhet”. Një integrim pas tre ose pesë vjetësh është shumë i hershëm, ka thënë Throm. “Integrimi ka nevojë për kohën e vet.”

“Shenjë e mirë” – antisemitizmi është kriter përjashtues

Rregullat për integrim më të shpejtë përmes nënshtetësisë nuk do të vlejnë për ata persona që kanë rënë në sy për veprime antisemitiste. “Për të pasur siguri për këtë ne duam të forcojmë verifikimet dhe pyetje të sigurisë të personave që bëjnë kërkesë për nënshtetësi”, është shprehur drejtuesi grupit parlamentar të Partisë Liberale, FDP, Stephan Thomae për “ZDFheute”.

Kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster e mbështeti këtë rregullore. “E përshëndes shprehimisht”, tha ai. Një veprim antisemitist e ka penguar edhe më parë marrjen e nënshtetësisë, por që tani futet qartësisht në rregullore është një shenjë e mirë. E Majta kritikon, që me këtë presupozohet sikur antisemitizmi është i importuar. Atë e gjen thellë edhe në Gjermani, ka thënë një zëdhënës i Të Majtës.

FDP kishte kërkuar një ashpërsim të rregullave. Sipas Stephan Thomae duhet të pengohen nënshtetësitë që “çimentojnë marrjen e asistencave sociale”. Liberalët kërkojnë që të “marrin nënshtetësi ata persona që mund të sigurojnë vetë jetesën për veten dhe familjen e tyre.” Rregulloret parashikojnë përjashtime për punëtorët e ftuar, “Gastarbeiter” dhe raste të veçanta vështirësie. Reforma e nënshtetësisë ka qenë e parashikuar në marrëveshjen e koalicionit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme me ujdinë e arritur në qeveri fillojnë miratimet në landet gjermane.

/a.r

Next Post
Vranë adoleshentin në Gramsh, dalin para gjykatës 4 të miturit

Vranë adoleshentin në Gramsh, dalin para gjykatës 4 të miturit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

January 21, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

January 21, 2026
Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

January 21, 2026
Demokratët e degës nr.2 në Tiranë kritikojnë Berishën: Duhet të vlerësojmë figurat që marrin vota!

Demokratët e degës nr.2 në Tiranë kritikojnë Berishën: Duhet të vlerësojmë figurat që marrin vota!

January 21, 2026
Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

January 21, 2026
Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

January 21, 2026
Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

January 21, 2026
Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

January 21, 2026
Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

January 21, 2026
FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In