• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

DW: Rasti i humbur pë të kuptuar “sekretet” e Singaporit kundër epidemisë

by Java News
29/03/2020 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Europianët po e paguajnë reagimin e vonuar të qeverive europiane ndaj pandemisë së Coronës me kufizimin e lirisë personale dhe recesion të thellë. Europa mund të kishte mësuar nga Singapori, kritikon Christina zur Nedde.

Përhapja e virusit Corona e ka kthyer botën përmbys: Vendet demokratike e “të lira” si Austria izolojnë qytetarët e tyre duke menduar madje edhe përgjimin e tyre. Kundrejt kësaj qytetarët në vendet aziatike “autoritare”, si Singapori në javët e shkuara gëzuan më shumë liri se europianoperëndimorët.

Megjithë lidhjet e ngushta ekonomike e të transportit me Kinën, Singapori ia doli të mbajë të ulët numrin e rasteve të Coronës dhe të mos e prekë shumë jetën publike. Europa mund të kishte mësuar prej tij.

Sekreti i Singaporit

Megjithë cënueshmërinë si një nyje globale e shumëpopulluar, Singapori ka pasur deri të premten 422 raste akute të Coronës dhe 2 raste vdekjeje. Virusi i ri u shfaq aty pak pas festës kineze të Vitit të Ri dhe do të kishte pasoja katastrofale për qytetin-shtet. Por megjithë rrezikun e dëmtimit të marrëdhënieve ekonomike me partnerin e tretë më të madh tregtar, Singapori vendosin kufizimin e udhëtimit në vend për pasagjerë nga Kina. Madje kundër këshillës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, se ndalimet e udhëtimit në këtë moment nuk janë të nevojshme.

Singapori kishte deri në mes të shkurtit më shumë se 80 raste Covid, numrin më të lartë jashtë Kinës. Ky vend veproi shpejt, duke izoluar të sëmurët dhe testuar secilin person me simptoma gripi dhe pneumonie. Personat që kishin pasur kontakt u gjetën përmes ndihmës së “contact tracking” dhe u futën në karantinë. Metoda e zhvilluar gjatë epidemisë SARS në vitin 2003 pati sukses. Në bazë të saj regjistroheshin me hollësi të gjitha të dhënat e kontaktit të personave që kishin hyrë në ndërtesa, të infektuarit mund të pyeteshin me saktësi, se ku kishin qëndruar më parë personat e sëmurë me cilin kishin pasur kontakt.

Përmbledhtazi mund të thuhet, se suksesi i Singaporit në mbajtjen nën kontroll të virusit Corona lidhet me katër faktorë: mbylljen e hershme të kufijve, ndjekjen rigoroze të kontaktimit, shumë teste dhe SARS-in si provë e përgjithshme gjenerale. Falë këtyre masave mund të vazhdonte jeta publike normalisht. Restorantet, qendrat tregtare, shkollat, zyrat janë deri më sot të hapura. Hong-Kongu dhe Tajvani megjithë afërsinë gjeografike me Kinën kanë pak a shumë një sukses të tillë.

I mungon Europës përvoja e SARS?

Megjithëse tingëllojnë të tmerrshme, këto masa do mund të kishin ndihmuar. Që Europa nuk reagoi shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj pandemisë që po përhapej, kjo ishte pasojë e një arrogance eurocentriste dhe përpjekjeve të pakoordinuara për të mbrojtur firmat lokale. Megjithëse krerët e shteteve dhe qeverive kishin dijeni për virusin që në fund të dhjetorit, ai u injorua për një kohë të gjatë si „një problem aziatik”.

Gjithçka që Singapori e bëri ashtu si duhet – mbylljen e hershme të kufijve, teste të zgjeruara dhe ndjekjen e kontakteve për izolim -vendet europiane e bënë gabim. Le të marrim si shembull Austrinë. Fluturimet nga Kina, Irani dhe Italia u ndaluan vetëm më 9 mars. Frika se do të dëmtohet ekonomia lokale për shkak të ndalimit të udhëtimit bëri që qeveria të merrte vonë masa rigoroze.

Një nga qendrat e shpërthimit të pandemisë në Europë, Iscgl në Austri kishte nevojë për 8 ditë gjithsej për të reaguar ndaj rasteve të konfirmuara të turistëve me Corona nga Islanda dhe të mbyllte baret, liftet e skive e hotelet. Pastaj me nxitim dhe pa i testuar më parë të gjithë turistët u nisën në shtëpi, duke e shpërndarë virusin në të gjithë Europën.

Kapacitetet e testimit të europianëve janë të pakta, megjithëse qeveritë kishin jo pak kohë për t’u përgatitur. Madje as personeli mjekësor nuk ka qasje të mjaftueshme në teste, dhe kjo shkakton një tjetër mungesë, atë të mungesës së mjekëve dhe infermierëve, që duhet të futen në karantinë, e të presin me ditë rezultatet e testeve të tyre.

Liria personale bie viktimë

Një ndjekje e kontakteve si në Singapor është e papërfytyrueshme në Europë. Shansi për të zhvilluar diçka të përfafërt nuk u përdor. Në vend të kësaj qeveritë kanë marrë masat më të rrepta për lirinë personale që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vend të identifikojnë kush është i infektuar, dhe të izolojnë këta persona në mënyrë efektive, qytetarët janë futur në një gjysmë izolim të paefektshëm.

Sepse ende ka shumë pika kontakti që mundësojnë transmentimin e virusit, e nuk ke mundësi të identifikosh kush është i infektuar. Në të njëjtën kohë liria personale reduktohet në një minimum, ekonomia është paralizuar, operatorët e celularëve i japin të dhënat e lëvizjeve tek autoritetet, ndryshe nga sa u premtua në rregulloren bazë të të dhënave të BE.

E ardhmja

Kjo krizë nuk është vetëm krizë shëndetësore, por edhe e mënyrës se si veprojmë ne me të, që nga reagimi i vonuar deri tek efektet personale. Pritshmëria jonë ndaj krerëve politikë është që ata të sigurojnë si shëndetin ashtu edhe lirinë tonë. Kur kjo krizë të kalojë duhet të analizojmë, se pse shkoi puna kaq larg dhe çfarë mund të mësojmë nga Singapori. /DW/

Next Post
Interpol/Një nga më të kërkuarit , por Britania e refuzon ekstradimin e fierakut, akuzuar për vrasje (Emri)

Interpol/Një nga më të kërkuarit , por Britania e refuzon ekstradimin e fierakut, akuzuar për vrasje (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen prapaskenat! Jo vetëm vëllai që u arrestua sot, por edhe bashkëshorti e babai i Elda Hotit me ‘rekorde’ kriminale

Zbardhen prapaskenat! Jo vetëm vëllai që u arrestua sot, por edhe bashkëshorti e babai i Elda Hotit me ‘rekorde’ kriminale

February 18, 2026
Nis shtrimi me binder në aksin Elbasan-Qafë Thanë, qarkullimi me një sens deri më 20 shkurt

Nis shtrimi me binder në aksin Elbasan-Qafë Thanë, qarkullimi me një sens deri më 20 shkurt

February 18, 2026
Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

February 18, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

February 18, 2026
Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

February 18, 2026
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

February 18, 2026
“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

February 18, 2026
Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In