• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

DW për fondet e mbledhura: Kurrë mё parё nuk janё mbledhur kaq fonde!

by Java News
17/02/2020 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjёherё mё parё nuk janё mbledhur kaq fonde nё formё grantesh e kredish nё ndihmё tё Shqipёrisё si kёsaj here nё Konferencёn e Donatorёve nё Bruksel. Nё sinjal inkurajues pёr shqiptarёt, se Europa nuk i harron.

17 shkurti mund tё quhet dita e solidaritetit tё Europёs me Shqipёrinё. Asnjёherё mё parё nuk ishin bёrё bashkё kaq krerё shtetesh, ministra e pёrfaqёsues nga BE, si nё Konferencёn Ndёrkombёtare tё Donatorёve tё hёnёn nё Bruksel pёr tё mbledhur fonde pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit.

Solidaritet me Shqipёrinё

Konferenca “Sё bashku pёr Shqipёrinё” e organizuar nga Komisioni Europian nёn drejtimin e vetё presidentes sё KE, Ursula von der Leyen dhe presidentit tё Kёshillit tё BE, Charles Michel kishte njё synim. “Sot ёshtё dita qё tё tregojmё solidaritet ndaj shqiptarёve”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nё fjalёn e hapjes. Populli shqiptar e di, se e ka vendin nё familjen europiane, tha ajo, duke kujtuar tёrmetin e 26 nёntorit. “Shqipёria vetёm nuk ka shpatulla ta pёrballojё kёtё barrё”, por ne jemi kёtu qё tё themi, se do t’i qёndrojmё pranё Shqipёrisё, premtoi von der Leyen.

“Jemi tё gjithё njё familje e madh europiane”, tha presidenti i Kёshillit tё BE, Charles Michel. Me kёtё konferencё, ne duam tё themi, se shqiptarёt nuk “janё fqinj tё largёt tё BE, por pjesё integrale e kontinentit tonё.”

Katёr orё konferencё – por 1,15 miliardё euro tё mbledhura nё formё grantesh dhe kredish pёr Shqipёrinё nga vende tё BE e nga bota. Kur komisioneri i BE-sё pёr zgjerimin, Oliver Varhelyi lexoi shumёn e mbledhur, tha se kjo ishte pёrtej pritshmёrive. “Kjo ёshtё njё pёrpjekje e pёrbashkёt dhe falёndёroj tё gjithё kontribuesit.”

Fonde nga Europa dhe Ballkani

Gjermania, donatore kryesore nё Shqipёri ishte ndёr vendet e para qё i ofroi ndihmё tё menjёheshme teknike Shqipёrisё pas tёrmetit. Nё Konferencёn e Donatorёve ky vend dha njё kontribut prej 11 milionё eurosh pёr rikuperimin e dёmeve tё tёrmetit. Ministri i Jashtёm francez, Le Drian, i pranishёm nё konferencё nёnshkroi me kryeministrin, Edi Rama marrёveshjen pёr kushtet e krijimit tё Agjencisё Franceze tё Zhvillimit nё Shqipёri, njё agjenci qё do tё monitorojё e ndihmojё nё realizimin e projekteve nё vlerё 100 milionё euro.

Po ashtu Franca ofroi 60 milionё euro kredi. Ministri i Jashtёm i Italisё, Luigi di Maio bёri tё ditur, se janё identifikuar burimet financiare pёr 65 milionё euro ndihmё Shqipёrisё. Holanda ofroi 3 milionё euro, po ashtu shumё vende tё tjera europiane dhanё kontributet e tyre financiare. Peshёn mё tё madhe nё shumёn e fondeve tё mbledhura e mbajnё Banka Europiane e Investimeve, Banka Europiane pёr Zhvillim e Banka Botёrore, qё ofruan disa qindra milionё euro nё formё kredish e grantesh pёr Shqipёrinё.

Por kjo konferencё mund tё quhet edhe dita e solidaritetit fqinjёsor ballkanik. Kosova, qё dha ndihmёn e parё tё shpejtё dhe mbёrriti me forca shpёtimi brenda pak orёsh mё 26 nёntor, ofroi njё shumё ndihme prej 200.000 eurosh, krahas shumёs sё parё prej 500.000 eurosh. Kurse presidenti i Malit tё Zi, Milo Gjukanoviq, pjesёmarrёs nё konferencё bёri tё ditur se Mali i Zi do tё japё 500.000 euro ndihmё financiare. Kryeministrja serbe, Ana Brnabic premtoi nga Serbia njё grant prej 2 milionё eurosh. Premtime pёr ndihma nё forma tё ndryshme erdhёn edhe nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania e Greqia.

BE do tё jetё e pёrfshirё nё implementim

Me sa duket delegacioni shqiptar nё konferencё nuk e kishte pritur mbledhjen e njё shume tё tillё. Koordinatorja e programit kombёtar tё rindёrtimit, Milva Ekonomi, tha pёr Deutsche Wellen menjёherё pas konferencёs, se “kur lexoi komisioneri shumёn, m’u mbushёn sytё me lot. Ishte njё gёzim i paparё.” Habinё nuk e fshehu as kryeministri Rama, qё tha se sot flisnim mё parё me njёri-tjetrin se si do tё ishte rezultati i konferencёs. “Thamё, nёse do tё mblidhet 40% e shumёs sё nevojshme do kthehemi pa ankth, nёse mblidhen 50% e shumёs atёherё do ndjehemi tё suksesshёm, çdo gjё pёrtej 50%, nёse do ndodhte do ishte magjike.”

Megjithatё pas gёzimit pёr mbledhjen e parave nё deklaratat e pёrfaqёsuesve tё BE mund tё lexoje edhe sinjalin paralajmёrues pёr Shqipёrinё. Paratё duhet tё shkojnё nё vendin e duhur, dhe se duhet tё sigurohet transparencё nё pёrdorimin e tyre dhe llogaridhёnie. Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha pёr Deutsche Wellen, se implementimi do tё jetё çelёsi. “Korrupsion nuk do tё ketё dhe nuk do tё lejojmё tё ketё. Ne do tё jemi tё pёrfshirё nё implementim.”/DW

Next Post
Kinë/ Coronavirus i shkakton vdekjen drejtorit të spitalit të Wuhan

Kinë/ Coronavirus i shkakton vdekjen drejtorit të spitalit të Wuhan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

June 15, 2026
Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

June 15, 2026
Pasojat e rënda të një harte administrative

Pse shtresa të pa kthjelluara shoqërore po nxisin paqëndrueshmëri?

June 15, 2026
Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

June 15, 2026
“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

June 15, 2026
“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

June 15, 2026
“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

June 15, 2026
Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

June 15, 2026
Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

June 15, 2026
GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In