• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DW/ Opozita vendos të protestojë çdo ditë nga e hëna

by Java News
22/06/2019 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita e bashkuar në Shqipëri paralajmëron, se do të protestojë çdo ditë, deri të dielën e datës 30 qershor, datë që qeveria ka vendosur të hyjë në zgjedhje edhe pas bojkotit opozitar.

Basha dhe aleatët e tij vendosën, se duke nisur nga e hëna (24.05) ata do të revokojnë listat e zgjedhësve.

21 Qershori, asnjë incident

Nё njё orar jo krejt tё zakontё, rreth orёs 20:00 tё mbrёmjes, nёn masa tё rrepta sigurie dhe forca tё shumta tё policisё, protestuesit kanё nisur tё protestojnё nёn thirrjen e tyre kryesore: “Rama ik”. “Marshi i Barabait” ёshtё pёrzgjedhur tё jetё simboli i protestёs sё 21 qershorit, sё bashku me njё statujё simbolike tё kryeministrit, e cila pёrngjante me atё tё ish-diktatorit Hoxha.

Protesta u paralajmёrua pёr tё qenё paqёsore nga kreu i Opozitёs Lulzim Basha dhe ashtu përfundoi. Pёr kёtё arsye me sa duket ai u shoqёrua nga bashkёshortja dhe dy vajzat e tij tё vogla. Për herë të parë gjatë këtyre mujave, gjatë protestës nuk u shënua asnjë incident.

Nё fjalimin e nisur nё orёn 21:00, Basha kishte si kryefjalë të tij “Shqipërinë, si e gjithë Europa”. I rrethuar me protestues që mbanin flamujt gjermanë, amerikanë dhe të Bashkimit Europian, për rreth 40 minuta lideri opozitar ka artikuluar kërkesat dhe kushtet që Opozita ka për daljen nga kriza. Kёsaj proteste i parapriu publikimi sёrish i disa regjistrimeve tё reja nga pёrgjimet e telefonatave nga prokuroria tё dosjeve 184 dhe 339, ku bёhet fjalё pёr manipulim votash nё zgjedhjet parlamentare 2017.

Apele pёr protestё paqёsore

Mё herёt ambasadat e huaja nё Shqipёri kishin bёrё apel pёr protestё paqёsore dhe larg dhunёs. “Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke pasur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore” – reagoi pak orё para protestёs ambasadorja gjermane nё Tiranё, Susan Schütz.

Apel pёr protestё paqёsore bёri edhe presidenti Ilir Meta. “Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme” – u tha nё njoftimin pёr shtyp. Opozita proteston prej katёr muajsh radhazi kundёr qeverisё, qё e akuzon pёr manipulim tё zgjedhjeve mё 2017 dhe lidhje me krimin e organizuar.

Pas tёrheqjes nga parlamenti dhe djegies sё mandateve tё deputetit qё nga muaji shkurt, opozita refuzon edhe pjesёmarrjen nё zgjedhjet lokale mё 30 qershor, tё cilat tashmё janё ҁdekretuar nga presidenti. Ndёrkohё qё Partia Socialiste nё qeveri vazhdon fushatёn elektorale, duke mos e njohur vendimin e presidentit dhe duke shkuar drejt zgjedhjeve mё 30 qershor. (DW)

Next Post
Raporti i DASH: Dënimi i politikanëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri, sporadik dhe jokonsistent

DASH: Kosova dhe Serbia mjaft, t’u kthehen bisedimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In