• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DW/Opozita në Maqedoninë e Veriut kopjon kolegët në Shqipëri: Nuk i meritojmë negociatat

by Java News
08/06/2019 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti pozitiv nga Komisioni i BE e ka rritur besimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut se pas shumë pritjeve vendi do të shënojë edhe një hap në drejtim të integrimit evropian.

A do të marrë Maqedonia e Veriut datë për negociata me BE-në për anëtarësim në Bashkim Europian? Kjo çështje është tema kryesore në Maqedoninë e Veriut (RMV). Kryeministri i RMV Zoran Zaev pas vizitës në Bruksel deklaroi, se Maqedonia e Veriut ka marrë vendime shumë të rënda dhe me të drejtë pret që kjo të shpërblehet, por nëse ndodh e kundërta, që vendi të mos i nisë bisedimet për anëtarësim, atëherë me gjasë qeveria e tij do ta humbasë mbështetjen.

“Nëse vendosin që të mos e caktojnë datën, kjo do të ishte mundësi për rrëzimin e qeverisë. Kjo qeveri stabile me të gjitha këto vendime pozitive, me siguri se menjëherë do ta humbë shumicën në kuvend, pasi deputetëve u kemi premtuar që me siguri se do të marrim mendim pozitiv nga Bashkimi Evropian nëse ecim përpara”, ka deklaruar Zaev.

Edhe zëvendëskryeministri për çështje të eurointegrimit, Bujar Osmani është shprehur plot optimizëm se Maqedonia e Veriut do t’i çelë bisedimet e anëtarësimit kësaj vere. “Unë jam optimist nga ajo që dëgjoj, nga valorizimet, nga vlerësimet që marrim nga vendet anëtare përfshi këtu edhe Parisin se kjo storie nuk mund të injorohet dhe Maqedonia e Veriut t’i fillon bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Osmani.

Opozita maqedonase thotë se “nuk meritojmë caktimin e datës”

Opozita maqedonase konsideron se qeveria është e paaftë për të çuar para procesin eurointegrues, andaj edhe nuk pret marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian. “Gjasat janë të vogla. Ka mundësi, por ato janë shumë të vogla, kjo para së gjithash për shkak se ende nuk i kemi bërë detyrat si duhet. Sikur të kishim një dosje të shkëlqyer sa i përket përmbushjes së detyrimeve, do të ishte shumë e vështirë që të refuzoheshim. Paramendoni një shtet si Gjermania që ka qenë mbështetësja më e fuqishme, tani ka dilema dhe kërkon që çështja e datës të mbetet për në vjeshtë”, ka deklaruar Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE-ja.

​BE-ja duhet t’i japë dorën Maqedonisë së Veriut

Njohësit e çështjeve politike gjithashtu flasin për pasoja, nëse Maqedonia e Veriut nuk nis së shpejti negociatat për anëtarësim pas raportit pozitiv të Komisionit Evropian dhe rekomandimit për hapjen e bisedimeve. “Mosdhënia e datës për nisjen e bisedimeve do të nënkuptonte dëshpërim dhe ulje të shpresës për përparim dhe mirëqenie në vend. Një dëshpërim i tillë mund të sjellë edhe pasoja tjera sa i përket rritjes së migrimit pasi shumë të rinj do të vazhdojnë të ikin nga vendi në kërkim të një jete më të mirë”, thotë analisti Sasho Klekovski.

Deri ditën kur do të mbahet samiti i Këshillit Evropian zhvillohen bisedime politike, mund të bëhen lëshime, por mundet që vendet anëtare të mbeten në qëndrimet e tyre të forta, se ende nuk është koha që në samitin e qershorit të jepet data, thotë analisti Muhamed Halili.

“Nëse presidenti Macron mbetet në këtë qëndrim, kjo nuk është mirë pasi do të jetë një rrugë e gjatë pasi reformat e brendshme evropiane nuk mund të bëhet për një apo pesë muaj, por kërkojnë një procedurë të gjatë”, thotë ish-diplomati Muhamed Halili.

Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti për Politikë Evropiane vlerëson, se mos çelja e negociatave mund të jetë dekurajuese për vendin në veçanti pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë. “Kemi raport shumë të pastër dhe shtyrja e eventuale e vendimit për në vjeshtë besoj se më tepër do të kishte të bënte me çështjet brenda unionit se sa me kushtet e vendit”, thotë Jordanova

Analisti Sasho Ordanovski ka paralajmëruar se në shtator nuk përjashtohen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, nëse vendi nuk do të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në. “Nëse nuk marrim datë për negociata me BE-në, shpërndarje të kësaj qeverie dhe zgjedhje të jashtëzakonshme, janë strategjia e vetme logjike për konsolidimin e mëtejmë të suksesit të arritur të kësaj qeverie. Në ato zgjedhje votuesit do të duhet të zgjedhin: duan vazhdimin ose rënien e variantit maqedonas të Republikës së Vajmarit, pasi historikisht këtu “djegia e Rahstagut” nuk pati sukses me forcat jodemokratike në prill 2017”, vlerëson Ordanovski.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker ka bërë të ditur se ende nuk ka pajtim të plotë ndërmjet vendeve anëtare të BE-së për të autorizuar hapjen e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut. Jozyrtarisht vendet që hezitojnë hapjen e negociatave janë Gjermania, Franca e Holanda.

DW

Next Post
Kuvendi voton pro rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë

Pasuritë e frikshme të politikanëve dhe paradokset kosovare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In