• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

DW: Në Serbi fryma e Millosheviçit s’ka vdekur, ende gjallë praktikat e tij, që çuan në Luftën e ish-Jugosllavisë!

by Java News
12/02/2022 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para dy dekadash filloi procesi kundër presidentit serb, Slobodan Milosheviç, i cili vdiq në qeli i pa dënuar. Por idetë e tij që çuan në luftën e Jugosllavisë, në vrasjen e shkatërrimin jetojnë ende.

Vetëm para pak ditësh u emërua Momçilo Babiç ambasador serb në Rusi. Ky njeri në vitet 90-të bënte pjesë në rrethin e ngushtë të familjes së Slobodan Milosheviçit. Sot (12.02)para 20 vjetësh filloi procesi kundër Milosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Presidenti serb, që gati ishte deklaruar në sundimtar të pakufizuar, akuzohej për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. I akuzuari, politika e të cilit kontribuoi në luftërat që shpërbënë shtetin shumëkombësh, Jugosllavinë, nuk e pranoi legjitimitetin e gjykatës. Ajo ishte thjesht “ilegale”. Katër vite më vonë Milosheviçi ndërroi jetë nga infarkti në zemër para shqiptimit të dënimit.

Revolucion pa ndryshim

Me largimin e tij nga pushteti në vitin 2000 përmes të ashtuquajturit revolucioni i tetorit, Serbia filloi të ketë shpresë pas vitesh në autokraci dhe luftërave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Kryeministri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, Zoran Xhinxhiç, që kushte studiuar në Gjermani dhe ishte i lidhur me perëndimin, konsiderohej si garant për reformat dhe shfuqizimin e elitës së vjetër. Por programi i tij u ndërpre papritur, i vrarë nga krerë të policisë speciale paramilitariste të Milosheviçit, “Beretat e kuqe”. Tani vrasësit e dënuar me 40 vite burg sërish zenë kryetitujt e mediave. Aktualisht ka një peticion që kërkon lirimin para kohe të të dënuarve.

Përpjekja për rehabilitimin e vrasësve të Xhinxhiçit i përshtatet peizazhit aktual politik. Ideja e dikurshme e Milosheviçit, se të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet të përbashkët, çoi para më shumë se dy dekadash në luftë e shkatërrim. Në luftëra të përgjakshme u përpoq të arrihej qëllimi për krijimin e “Serbisë së Madhe”. Nga viti i kaluar ky program nacionalist nën moton “Bota Serbe” është futur sërish në sallonët e politikës. Beogradi duhet të kudjeset për njerëzit e tij në vendet fqinje, me qëllim që ata të mos diskriminohen, kjo është kredoja. Por ky është vetëm “justifikimi”, që Beogradi të përzihet sërish në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Kroaci e Mal të Zi, kudo ku jetojnë pakica të mëdha serbe.

Të vjetrit e të rinjtë

E është rrjedhojë logjike, që idetë e Milosheviit ringjallen sërish. Sepse krerë të politikës së vjetër japin sot prapë tonin, në krye është presidenti i gjithëfuqishëm, Aleksandar Vuçiç. Në kohët e Milosheviçit ai punonte për një program propagandistik të serbëve boshnjakë dhe nga viti 1998-2000 ishte ministër i Informacionit. Emri i tij që atëherë është simbol i presioneve ndaj mediave të huaja e vendase. Sot po praktikohen sërish recetat e vjetra. Mediat janë në shërbim të Milosheviçit kur të dëshirojë ai. Këtë e garantojnë gjelat e fryrë të mediave nga rrethi i pushtetmbajtësit si Zeljko Mitrovic, (“Milosheviçi është hero”), televizioni i të cilit Pink është si shtëpia e presidentit.

Ivica Daçiç, pasuesi i Milosheviçit në krye të Partisë Socialiste deri sot ka qenë ministër i Jashtëm, kryetar qeverie, sot kryetar i parlamentit.

Milorad Vuçeliç, po ashtu kuadër i Milosheviçit dhe nga viti 1992 deri në vitin 1995 drejtor i përgjithshëm i televizionit propagandistik shtetëror, RTS drejton sot gazetën e njohur bulevardeske “Novosti”. Gazeta përpiqet si më parë të provojë në artikuj të panumërt, se serbët po shtypen prej shekujsh nga popujt fqinjë dhe nga bota e huaj. Kësaj renditjeje nuk duhet t’i mungojnë as emrat e të dënuarve për krime lufte, si gjenerali Vladimir Lazareviç apo Dragan Vasiljeviç (Captain Dragan) që sot nderohen nga shteti. Opozita e sotme e ndodhur nën presion, dhe historianë kritikë nuk bien në ujdi vetëm për një gjë: “nëse sot sundon një situatë si në vitet 90-të” apo është “më keq se në vitet 90-të”./DW

Next Post
COVID-19 në Kosovë/ Regjistrohen 643 persona të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë/ Regjistrohen 643 persona të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In