• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

DW: Haradinaj përplaset në Samit, Macron: Nuk i heqim vizat sepse përfitojnë djathtistët francezë

by A R
30/04/2019 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, erdhi te Porta e Brandenburgut për të dhënë deklaratën pas samitit, gazetarët kishin dy orë që po prisnin duke u dridhur në temperaturat dimërore të kryeqytetit gjerman.

Vonesa prej gati dy orësh kishte të bënte kryesisht edhe me përpjekjet e pasuksesshme të kryesisë gjermano-franceze të samitit për të bindur liderët kosovarë për të hequr dorë nga tarifat doganore ndaj Serbisë.

Nga pjesëmarrësit në takim mësohet se këmbëngulja e kryeministrit Ramush Haradinajt për të mos e bërë këtë hap, të cilin Serbia e ka vënë si parakusht për të rifilluar bisedimet e ngecura në vend, ishte pak zhgënjyese.

Zhgënjyes kishte qenë për delegacionin kosovar edhe këmbëngulja e Francës për të mos liberalizuar regjimin e vizave ndaj Kosovës. Thaçi e shprehu këtë zhgënjim edhe para gazetarëve: “Edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën”.

Sipas burimeve të DW nga pjesëmarrës në takim, presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i migrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende. Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e parlamentit evropian, Macron kishte argumentuar se nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë djathtiste të Frontit Nacional.

Për Thaçin samiti – konfrontim i “rëndë”

Takimi i Berlinit, që u bë nën kryesinë franko-gjermane, sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk arriti të gjente një emërues të përbashkët. Së paku në dy pikat që i interesonin Kosovës: liberalizimin e vizave dhe vijimin pa kushte të dialogut me Serbinë.

Thaçi tha para gazetarëve në fund të samitit të vogël në Berlin se konfrontimi me palën serbe kishte qenë “i rëndë” për delegacionin e Kosovës, i cili përbëhej, veç tij edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministi i Jashtëm Behgjet Pacolli.

Sipas Thaçit, megjithë ndërhyrjen e kancelares Merkel, pala serbe, nuk kishte dashur të pranonte në asnjë mënyrë njohjen e Kosovës, parakusht ky i vënë nga Kosova për të hequr tarifat doganore. Po ashtu edhe Kosova kishte qëndruar në pozicionin e saj për të mos hequr dorë nga taksat doganore prej 100 për qind të vendosura ndaj Serbisë pas fushatës së saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Kancelarja Angela Merkel, para takimit, e kishte quajtur vënien e taksave “një zhvillim jo në drejtimin e duhur”.

Për Vuçiç – samiti nuk solli asgjë të re

Edhe presidenti i Serbisë Alexandar Vucic kishte thënë para medias se samiti nuk solli asgjë të re. “Fjala e fundit e këtij samiti ishte që të vazhdojnë bisedimet në një format të ngushtë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të vazhduar dialogun”, ka deklaruar Vuçiq.

Në samitin e zhvilluar të hënën në mbrëmje në Berlin, Franca dhe Gjermania kishin ftuar liderë nga Ballkani Perëndimor, Sllovenia dhe Kroacia, për të shkëmbyer mendime për zgjidhjen e konflikteve të hapura. Fillimisht ishte parashikuar nënshkrimi i një dokumenti nga të gjithë pjesëmarrësit, por në fund të takimit zyra e shtypit e kancelares gjermane bëri publik vetëm konkluzionet e kryesisë së përbashkët franko-gjermane.

Fryma e dokumentit të publikuar gjatë natës është pozitive dhe përmban një gjuhë të përgjithshme. Sipas dokumentit në fjalë “Serbia dhe Kosova ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të realizuar marrëveshjet ekzistuese dhe për t’u angazhuar konstruktivisht në dialogun e normalizimit të marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga BE, me synim për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse”. Në dokument nuk përmenden as tarifat doganore ndaj Serbisë, e as propozimi për ndryshim kufijsh.

Në fillim të takimit kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin shprehur se nuk donin të impononin një zgjidhje, por zgjidhja do të duhet të sillte stabilitet në të gjithë rajonin: “Nuk mund të ketë marrëveshje, pasojat e të cilës mund t’i vuajnë vendet e tjera”, tha Merkel. Që të dy përmendën zgjidhjen e konfliktit të Maqedonisë së Veriut si shembull pozitiv.

Sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, megjithëse takimi i një formati të tillë nuk pati ndonjë sukses, ai do të vijojë ndoshta në format më të ngushtë, edhe në të ardhmen. Takimi i ardhshëm është parashikuar të bëhet në Paris në muajin korrik. Thaçi vetë ishte shprehur skeptik për zgjidhjen e konfliktit pa ndërmjetësimin e SHBA-ve. Qysh para takimit ai kishte thënë se “BE-ja është e dobët dhe se prej saj nuk mund të priten mrekulli”.

Next Post
Shpëtim Idrizi: Qindra mijëra shqiptarët dolën për vete dhe jo opozitën

Çamët shpërthejnë në kritika: 300 njerëz të Idrizi punojnë ende në administratën e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In