• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

DW: Gjermania kërkon urgjentisht kujdestarë shëndetësorë, fluks infermierësh drejt Berlinit

by Java News
04/02/2018 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjermani po bëhet gjithnjë e më akut problemi i kujdesit shëndetësor për të moshuarit. Ende mund të mbushen boshllëqet me forca pune të ardhura nga jashtë. Por ekspertët paralajmërojnë për iluzionet.

Rreth 3,3 Milionë të moshuar kanë nevojë për përkujdes shëndetësor në Gjermani, sipas të dhënave provizore të Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani. Numri i tyre rritet, shoqëria plaket shpejt.

Deri në vitin 2030 pritet të jenë më shumë se katër milionë. Por për ta mungojnë kujdestarët. Kështu sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punës  në mars 2017 për 14.600 vende pune të hapura ka pasur vetëm 3.000 kujdestarë shëndetësorë të papunë. Në të ardhmen do të ketë edhe më shumë mungesa.

Fondacioni Gjerman për Mbrojtjen e Pacientit llogarit se në 8 vitet e ardhshme do të mungojnë 200.000 forca pune të plota në sektorin e kujdesit shëndetësor. Deri në vitin 2030 kjo mungesë do rritet deri në 500.000 vetë.

Shumë pak të rinj duan të punojnë në këtë profesion, edhe kur punojnë, pas disa vitesh ata e braktisin atë. Kushtet e punës janë të vështira, vlerësimi për këtë lloj pune i vogël. „Shumë kujdestarë i kthejnë kurrizin kësaj pune, sepse kuptojnë se cekin aty kufijtë e tyre fizikë dhe shpirtërorë”, thotë Eugen Brysch nga Fondacioni për Mbrojtjen e Pacientit. Rol luan edhe pagesa jo e mirë.

Sipas një studimi të publikuar në janar të Institutit për Tregun e Punës dhe Profesionet një kujdestar me orar të plotë në kujdesin shëndetësor të pleqve fiton 2621 Euro bruto, 16% më pak se mesatarja e profesioneve të tjera. Edhe më keq dalin ata që vazhdojnë shkollimin profesional, ata marrin 1870 Euro bruto.

Jo përqëndrim tek importimi i personelit

Studiesja e këtij sektori Cornelia Heinze foli në Deutschlandfunk të enjten e kaluar për një largim të forcave të kualifikuara të Gjermanisë drejt vendeve që i paguajnë më mirë kujdestarët e pleqve, si Austria, Zvicra, por edhe vendet skandinave. Ndërsa institucionet gjermane i kthejnë sytë nga kujdestarët që mund të marrin nga Europa Qendrore e Lindore, Ballkani apo edhe Filipinet.

Vlerësimet lidhur me këtë problematikë janë të ndryshme. Gernot Kiefer, kreu i Shoqatës së Sigurimeve Shëndetësore Shtetërore tha në janar për “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”, se ai shikon vërtet „potencial të përfitohen njerëzit me sfond migracioni”, por shton se „kush beson se sfida e mungesës së kujdestarëve në Gjermani do të zgjidhet me importimin e forcave të punës, ai është naiv.”

Ndërsa Franz Wagner, presidenti i Këshillit Gjerman të Kujdesit Shëndetësor beson po ashtu se sistemi vetëm mund të lehtësohet pak me ardhjen e të huajve. Nga ana tjetër drejtuesit e azileve të pleqve thonë, se pa personal të huaj puna ngec.

Kreu socialdemokrat, Martin Schulz në fushatën zgjedhore kërkoi marrjen e kujdestarëve shëndetësore pa shumë burokracira. Pa forcat punëtore nga Lindja europiane, sistemi do të kishte pësuar kolaps, tha ai.

Gjuha – faktor i rëndësishëm

Tani koalicioni me bazë të gjerë – nëse vjen puna deri aty-  do të krijojë me një program të shpejtë 8000 vende të reja për kujdestarë shëndetësorë. Kjo është pak po të mendosh, se 13.5000 azile pleqsh nuk do të përfitonin as edhe një vend të plotë të ri pune.

Georg Nüßlein, deputet kristiansocial thotë se madje edhe më këtë shifër të ulët do të jetë e vështirë të mbushen vendet e punës.

„E dimë se do të jetë e vështirë të zëmë 8000 vendet e punës, sepse duhet që t’i kemi njëherë këta njerëz.” Për këtë koalicioni me bazë të gjerë do të bëjë diçka.

„Me pagesa më të mira për punonjësit, reduktimin e stresit të punës dhe turneve do të ketë më shumë kërkesa për këto vende pune.”

 

Por pa forca nga jashtë ky problem nuk do të zgjidhet dot. Problemi qëndron tek njohuritë gjuhësore. Sidomos në mënyrën e komunikimit me të moshuarit, njerëz nganjëherë dementë, të vetmuar komunikimi është shumë i rëndësishëm.

Nga ana tjetër edhe kualifikimet që sillen nga vendet e tjera nuk njihen në Gjermani, ose nuk mjaftojnë për punësimin.

Deficitet e kualifikimit të kujdestarëve shëndetësore që vijnë nga jashtë përpiqet t’i nivelojë një projekt pilot në Dortmund.

Në Shkollën Katolike të Profesioneve të Kujdestarisë Shëndetësore nga maji i vitit të kaluar zhvillohen kualifikime plotësuese për pjesëmarrësit nga BE dhe nga vendet jo anëtare.

Edhe një kurs i gjermanishtes me fjalorin specifik të punës është pjesë e këtij kualifikimi. E veçanta e konceptit është kombinimi i shkollimit, integrimit dhe mbështetjes financiare.(DW)

Next Post
Kapet në kufi me armë dhe municione, pranga 45-vjeçarit

Kurbin/Parandalohet një ngjarje e rëndë, pranga 21-vjeçarit. Policia: Qëlloi punëdhënesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

September 29, 2026
Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

September 29, 2026
“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

September 29, 2026
Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

September 29, 2026
Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

September 29, 2026
Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

September 29, 2026
I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com