• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

DW: Evropa dhe lufta për lirinë e shtypit

by Java News
03/05/2021 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sllovenia ra katër vende më poshtë në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij për vitin e kaluar. “Politikanë të njohur vazhdojnë të godasin organet e shtypit me gjykime frikësuese dhe shpesh me sulme verbale abuzive,” thuhet në raport. “Kjo prirje u forcua që kurse Janez Jansa, drejtuesi i partisë së djathtë ekstreme SDS, u bë kryeministër në mars 2020 “. Ai do të marrë presidencën e radhës së BE në verë dhe frika prej problemeve politike është e madhe. Në shkurt Jansa mori një paralajmërim publik për shkak të sjelljes së tij ndaj një gazetareje nga Brukseli.

Klimë brutale për gazetarët

Mojca Pasek, redaktore e vjetër e TV Slovenia, thotë se kryeministri i kishte quajtur në twitter prostituta dy gazetare që kishin shkruar për qëndrimet radikale të djathta të partisë së Jansas SDS. Gazetaret e hodhën kryeministrin Janez Jansa në gjyq, morën të drejtë në instancën e parë, por nuk patën sukses në gjykatën e apelit. Gjykatësit vendosën që deklarata e kryeministrit nuk binte në kundërshtim me lirinë e shprehjes, liri kjo, e cila për politikanët duhet parë edhe më gjerë se për njerëzit normalë. Kryetari i gjykatës së apelit njihet si një mbështetës i Jansas.

Mojca Pasek thotë se gazetarët vuajnë nga klima brutalesepse nuk dini si të sillen. Por ajo e konsideron veten si luftëtare dhe dëshiron ta vazhdojë misionin e saj për t’i treguar publikut të vërtetën për qeverinë. Duhet të jesh profesionist, të kontrollosh të gjitha faktet dhe të mos frikësohesh, thotë ajo.

Delikat eshtë edhe raportimi mbi situatën e Agjencisë Sllovene të Lajmeve “sta”. Vëzhguesit në Ljubljanë konfirmojnë se kjo agjenci ka reputacion mjaft të mirë, është profesionale dhe e paanshme. Megjithatë qeveria i ndërpreu fondet duke dhënë si justifikim se “sta” kinse nuk përmbush detyrimet për raportimin.

BE ka një problem

“Disa nga politikanët tanë janë skandalozë dhe agresivë dhe nuk u përmbahen standardeve evropiane,” thotë studiuesi i mediave Marko Milosavljević nga Universiteti i Lubjanës. Ai konstaton një problem të gjerë për BE-në për shkak se rregullat demokratike nuk respektohen më dhe se politikanët kryesorë përdorin ose mbështesin sulmet seksiste, racizmin dhe gjuhën e urrejtjes. “Ne e shohim këtë gjë në Slloveni, Hungari, Poloni, Serbi dhe vende të tjera” – thotë Marko Milosavljeviç.

Ai i konsideron Viktor Orban, Janez Janša dhe të tjerët si “forca shkatërruese që provojnë se sa larg mund të shkojnë”. Ideologjia e tyre bie ndesh me vlerat e BE-së. Por për shkak se “ata nuk kanë marrë një mesazh të qartë kundër politikave të tyre të papranueshmedhe nuk janë sanksionuar, ata vazhdojnë dhe do të shkatërrojnë gjithçka që kemi arritur në Evropë gjatë 75 viteve të fundit”.

Marko Milosavljević beson se BE duhet patjetër të bëjë diçka për t’iu kundërvënë këtij zhvillimi, përndryshe, si BE-ja do të përfundojë në një institucion pa rëndësi si Lidhja e Kombeve para Luftës së Dytë Botërore. “Institucionet evropiane, por edhe qeveritë e tjera, duhet ta luftojnë këtë fenomen sa më shumë të jetë e mundur”, paralajmëron studiuesi i mediave Marko Milosavljević. “Sllovenia është një vend demokratik dhe kemi pasur një nivel të lartë debati politik. Shpresojmë se mund të kthehemi në këtë pikë – edhe me ndihmën ndërkombëtare”.

BE-ja ka pak hapësirë veprimi

Komisionerja e BE, Vera Jourova, përgjegjëse për lirinë e shtypit në Bruksel pranon në një intervistë me DW, se në BE nuk ka një legjislacion efektiv evropian për të mbrojtur në mënyrë efektive median.

“Unë  ndodhem në një vakum, ku nuk është e lehtë të veproj me vendosmëri”. Mekanizmi i ri për sundimin e ligjit, sipas të cilit një vendi anëtar mund t’i anulohen fondet e BE-së ka vetëm një përdorim të kufizuar, sepse sipas këtij ligji, duhet të dëshmohet që ka një lidhje midis shkeljes së lirisë së shtypit dhe fondeve në fjalë – gjë që vështirë se mund të bëhet në realitet.

Komisionerja Jourova bën thirrje për më shumë kompetenca dhe është tejet e bindur se BE-së i duhen instrumente dhe rregulla të reja, sepse situata në media po përkeqësohet. Por deri sa ato të miratohen nevojitet një kohë e gjatë./ Marrë nga Deutsche Welle

Next Post
PD poston videon: Rama-Doshi janë autorët e masakrës zgjedhore

PD poston videon: Rama-Doshi janë autorët e masakrës zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kallëzimi në SPAK është idiot”, Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët dhe prokurorët po bëjnë grevë…

September 10, 2026
Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës

Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës

September 10, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Vijojnë zjarret! 30 vatra prej të cilave 7 ende aktive. Angazhohen mbi 500 forca dhe mjete të emergjencës

September 10, 2026
“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

September 10, 2026
Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

Funerali i Mladiçit me nderime shtetërore, Kos: Do të diskutoj me Von der Leyen për angazhimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com