• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

DW: Doktrina e re detare e Putin ka në shënjestër SHBA-në, marina ruse së shpejti merr raketa hipersonike

by
01/08/2022 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në doktrinën e re detare që shpalli presidenti rus Putin, thuhet se synimi i SHBA-së për dominimin e oqeaneve të botës është një “sfidë për sigurinë kombëtare të Rusisë”.

Presidenti rus Vladimir Putin shpalli një doktrinë të re detare, në të cilën përcaktohen edhe kufijtë detarë të Rusisë, ndër to edhe ato në Arktik dhe në Detin e Zi.

“Ne do të sigurojmë mbrojtjen e tyre me forcë dhe me të gjitha mjetet,” tha shefi i Kremlinit në një paradë me anije lufte në Shën Petersburg me rastin e “Ditës së Forcave Detare”.

Në doktrinën e re thuhet se synimi i SHBA-së për dominimin e oqeaneve të botës është një “sfidë për sigurinë kombëtare të Rusisë”.

Dokumenti, të cilin Putin e nënshkroi solemnisht, parashikon gjithashtu zgjerimin e infrastrukturës ushtarake në gadishullin e aneksuar të Krimesë në Detin e Zi. Sipas doktrinës është planifikuar edhe ndërtimi i luftanijeve dhe i aeroplanmbajtësve modernë.

Marina ruse së shpejti do të marrë raketa hipersonike

Putini njoftoi gjithashtu se flota ruse së shpejti do të pajiset me raketa të reja hipersonike të tipit Zirkon. “Shpërndarja e tyre tek forcat e armatosura ruse do të fillojë muajt e ardhshëm”, tha Putin në Shën Petersburg.

Kjo armë e teknologjisë së fundit nuk njeh “asnjë pengesë”. Marina është e aftë “t’i japë një goditje shkatërruese kujtdo që vendos të shkelë sovranitetin dhe lirinë tonë”, tha Putini.

Raketat Zirkon kanë një rreze maksimale prej rreth 1000 kilometrash dhe janë pjesë e një lloje të ri armësh të zhvilluara nga Rusia, të cilat Putin i ka përshkruar si të pathyeshme.

Raketa u testua për herë të parë në tetor 2020, dhe që atëherë kanë pasuar disa teste të tjera.

Sipas shefit të Kremlinit, fregata “Admiral Gorkov” do të jetë anija e parë ruse që do të pajiset me armën e re. Zona e veprimit të anijes do të përcaktohet më pas nga “interesat e sigurisë së Rusisë”./ DW/

/e.d

Next Post
FOTO/ Ishin të pandara, kush janë dy motrat që u përplasën për vdekje nga treni në Itali

FOTO/ Ishin të pandara, kush janë dy motrat që u përplasën për vdekje nga treni në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In