• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

DW, çfarë do të sjellë për Evropën viti 2016?

by Lorenc Vangjeli
31/12/2015 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evropa po lë pas një vit emocionues. Dhe një vit jo më pak emocionues e pret kontinentin.

Më shumë se një milion të ardhur vetëm në Gjermani në vitin 2015. Luftëra në Siri, në Irak dhe në kontinentin afrikan që ende janë larg përfundimit dhe i detyrojnë njerëzit të largohen. Politika ndaj refugjatëve do të mbetet çështja kryesore në vitin e ri në Evropë – dhe sfida e saj më e madhe. Si mund të shpërndahen të ardhurit në shtetet anëtare të BE? Si mund të integrohen ata? Dhe si mund të funksionojë e gjithë kjo në kuadrin e problemeve të brendshme në BE, ku janë në rritje gjithnjë e më shumë partitë populiste të djathta, si në Francë, Poloni dhe Hungari? Shumë pyetje për BE-në. Holandezët dhe sllovakët, të cilët do të kenë presidencën e BE-së, do të përpiqen të gjejnë përgjigje.

Edhe gjendja ekonomike në Greqi mbetet një çështje për vitin 2016. Paketa e tretë e ndihmës që vendet e euros miratuan në vitin 2015 – lidhet me kushte të caktuara. Qeveria e kryeministrit Aleksis Tsipras ka zbatuar tashmë ose ka iniciuar shumë reforma, kreditorët kanë një optimizëm të përmbajtur për 2016-tën.

Zgjedhjet në Rusi dhe samiti i NATO-s

Në shtator vëmendja do të drejtohet për nga Evropa Lindore për zgjedhjet parlamentare në Rusi. Një sërë grupesh opozitare duan të bashkohen kundër Putinit dhe të hyjnë në parlament, ndër to dhe Partia Progresive e blogerit Aleksei Navalny. Edhe në Ukrainë do të zhvillohen zgjedhje që do të monitorohen me kujdes, për shkak të krizës në Krimenë e aneksuar dhe veçanërisht në Donbas në lindje të vendit.

Tema e Ukrainës do të preokupojë dhe NATO-n. Nga 8 në 9 korrik zhvillohet në kryeqytetin polak Varshavë samiti i NATO-s. Në të do të bëhen kryesisht përpjekje për të bashkuar interesat e ndryshme brenda aleancës. Partnerët e Evropës Lindore të NATO-s, si Polonia, duan një politikë më të rreptë frikësimi dhe mbrojtjeje ndaj Rusisë. SHBA është e interesuar për të ruajtur unitetin e aleancës. Shtetet jugore si Turqia duan të parandalojnë që fokusi i aleancës të jetë shumë në lindje. Kjo është e kuptueshme, duke marrë parasysh pozitën gjeopolitike të Turqisë si fqinjë e Sirisë dhe e Irakut.

Polonia në fokus

Kalojmë te temat kulturore dhe shkencore që priten në Evropë gjatë vitit 2016. Dy evenimente të mëdha zhvillohen po ashtu në Poloni. Kryeqyteti Europian i Kulturës është Vroclavi, ish-Breslau gjerman.

Qyteti në lumin Oder pret me një mori risish, si p.sh. Qendrën Kombëtare të Muzikës. Sidomos të rinjtë katolikë mund ta lidhin vizitën në Vroclav në javën e fundit të korrikut me një tjetër ngjarje të madhe që zhvillohet në Evropë në vitin 2016. Në Krakov zhvillohet Dita e 31-të Botërore e Rinisë. Tema është “mëshira” – cila i përshtatet Vitit të Shenjtë të shpallur nga Papa Françesku. Shumë polakë gëzohen për vizitën e Atit të Shenjtë në vendin e paraardhësit së tij Papa Gjon Pali II.

Festivali i Eurovisionit në Suedi dhe gara në Mars

Eurovision Song Contest zhvillohet në vitin 2016 pas fitores së këngëtarit Måns Zelderlof me këngën “Heroes”. Aty do të marrin pjesë 43 shtete, dhe sipas organizatorëve ky është festivali më i madh në historinë e festivale të Eurovisionit. Pas një viti pushim (për shkak të krizës politike) Ukraina rikthehet në skenë. Dhe australianët që morën pjesë në vitin 2015 si të ftuar në finale si një përjashtim me rastin e 60-vjetorin të këtij festivali – do të marrin pjesë përsëri. Por këtë herë vetëm në gjysmëfinale. Finalja zhvillohet më 14 maj.

Bota shkencore do të shohë më 14 mars mjaft e interesuar drejt qiellit, sepse atë ditë me nisjen e një sonde fillon misioni i shumëpritur ruso-evropian i Marsit “Exo-Mars”.

Kampionati Evropian i Futbollit nën masa sigurie

Last, but not least, tifozët e futbollit mund të gëzohen për Kampionatin Evropian 2016, që fillon në Francë më 10 qershor. Një kampionat futbolliti i superlativave. Por pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit 2015, gjithçka do të dominohet nga masat e sigurisë. Finalja zhvillohet në Stade de France dë St. Denis, pra tek vendi që terroristët kishin ndër të tjera në shënjestër në nëntor të vitit 2015. Si favoritë kryesorë për titullin konsiderohen Gjermania dhe Franca. Viti i ri pra mirë se të na vijë!/DW

Next Post

Manchester City gati 43 mln euro për Isco

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In