• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DW: Bllokimi i negociatave me Shipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dështim i presidencës gjermane

by Ardit Rada
18/11/2020 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për presidencën gjermane të BE nuk është një javë e mirë. Të hënën bllokoi Polonia dhe Hungaria buxhetin e BE. Të martën Bullgaria vendosi veto kundër një projekti të vendosur me kohë ne BE. Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Presidenca gjermane që e mbështet hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare u përpoq më kot të ndërmjetësojë.

Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth apeloi tek vendet anëtare që “procesin e anëtarësimit të mos e bëjnë peng të problemeve bilaterale mes vendeve të veçanta anëtare.” Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Madje u dëgjua edhe kërkesa për njohjen e gjuhës së vendit jo si maqedonishte, por si dialekt i bullgarishtes.

Bullgarisht? Maqedonisht?

Maqedonia e Veriut këmbëngul me tone relativisht të forta antibullgare për mëvetësinë e saj kombëtare. Një grindje që zien prej vitesh, por që shumë vende anëtare të BE e mendonin si të shuar. Vetëm pas një grindjeje dhjetëra vjeçare ky vend arriti të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë duke ndryshuar emrin në Maqedoni e Veriut. Tani erdhi vetoja bullgare. Kjo duhet të shkaktojë shumë zhgënjim në Maqedoninë e Veriut dhe nuk kontribuon në çtensionimin e marrëdhënies mes dy vendeve, që madje në vitin 2017 nënshkruan edhe një marrëveshje miqësie.

Të hënën tre institute nga Maqedonia e Veriut publikuan një prononcim. “Vendi ynë ka ndryshuar madje emrin i frymëzuar nga premtimet e BE. Për këtë arsye kjo bllokadë e re nuk është vetëm një mashtrim ndaj qytetarëve maqedonas, por edhe tradhti ndaj vlerave europiane”, thuhet në publikimin e Institutit për Demokracinë, të Institutit për Politikën Europiane dhe atij Eurothink në Shkup.

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva tha se nuk është kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, po negociatat nuk mund të fillojnë tani. “Askush nuk ua mohon atyre të drejtën të përcaktojnë vetë kombin e tyre dhe gjuhën e tyre, si të duan, por ne nuk mund të miratojmë, që kjo e drejtë të bazohet në urrejtje, keqinterpretim historik dhe mohimin e Bullgarisë.”

Presidenca gjermane dështon

Që në mars krerët e shteteve dhe qeverive të BE dhanë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këtë e kujtoi të martën ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth. “Kjo është në interesin e thellë të BE që të fillojmë sa më shpejt. Pragmatik dhe me solidaritet.” Ai u shpreh për një “sinjal të qartë të besueshmërisë” dhe theksoi, se stabiliteti dhe demokracia përmes një anëtarësimi në BE kanë rëndësi strategjike për Ballkanin.

Por megjithë deklaratat e Michael Roth, për momentin nuk duket se çelja e negociatave do të bëhet kaq shpejt. Holanda po ashtu ka ende rezerva për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Ky vend kërkon që Shqipëria të sigurojë më parë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të zbatojë ligjin për median, para se të flitet për çeljen e negociatave. Me Maqedoninë e Veriut holandezët nuk kanë problem. Kryeministri Edi Rama në një bisedë me gazetarët para dy javësh, e mohoi se ka ende kushte të hapura. Sipas tij qëndrimi refuzues i Holandës lidhet me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021./DW

 

Next Post
8 gola në 8 ndeshje/ Cikalleshi: Kishim një grup me ekipe poshtë nivelit tonë

8 gola në 8 ndeshje/ Cikalleshi: Kishim një grup me ekipe poshtë nivelit tonë

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Hollanda eshte shteti me antisgqiptar i BE

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

January 23, 2026
Vrasja për aksidentin me makinë, lihen në burg të dyshuarit. Vokrri: Nuk mbaj mend ta kem goditur me çekiç

Vrasja për aksidentin me makinë, lihen në burg të dyshuarit. Vokrri: Nuk mbaj mend ta kem goditur me çekiç

January 23, 2026
Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

January 23, 2026
Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

January 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Janar 2026

January 23, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

January 23, 2026
Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

January 23, 2026
Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

January 23, 2026
Monitorimi, ndotja në Ballkanin Perëndimor është më e larta në Evropë

Monitorimi, ndotja në Ballkanin Perëndimor është më e larta në Evropë

January 23, 2026
Hiqej si avokate, Prokuroria e Fierit çon në gjyq një qytetare

Hiqej si avokate, Prokuroria e Fierit çon në gjyq një qytetare

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In