• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

DW/ Akuza dhe kundërakuza Kosovë-Serbi, si do jetë e ardhmja e dialogut?!

by Java News
12/01/2021 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dialogu Kosovë Serbi ka ngecur prej disa muajsh dhe kështu edhe do të vazhdojë me gjasë edhe për disa muaj të tjerë. Kjo për faktin që Kosova tashmë ndodhet në një proces zgjedhor, ndërsa, në pranverë edhe në Serbi do të ketë zgjedhje.

Megjithatë retorika politike dhe përplasjet në distancë Prishtinë-Beograd, nuk kanë të ndalur.

Hoti: Do të veprohet me të njëjtën masë ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës në detyrë Avdullah Hoti, pas një takimi që zhvilloi me përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, tha se “çdo masë e reciprocitetit tregtar që Serbia e drejton nga Kosova, do të veprohet me të njëjtën masë”.

“Kur e kemi filluar procesin e dialogut, në javët e para kur unë e kam marrë Qeverinë, i kemi heq masat e reciprocitetit dhe e kemi shfuqizuar vendimin për tarifën dhe çfarë ka qenë më herët, që i ka hapur rrugë procesit të dialogut. Kjo është bërë me një afat të caktuar kohor, për disa muaj dhe sapo ky proces të vije në përfundim, ose procesi mbaron me njohje reciproke, ose ne i zbatojmë të gjitha masat e reciprocitetit, pa përjashtim. Çdo masë që Serbia e drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do ta drejtojmë nga Serbia”, tha Avdullah Hoti.

Kjo deklaratë e Hotit u nxit nga një takim i ministrit të jashtëm të Serbisë  Nikola Selakoviq me ambasadorin e Katarit  në Serbi, nga i cili kërkoi të mos lobojë në favor të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo sipas Prishtinës zyrtare bie ndesh me marrëveshjen e 4 Shtatorit në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku Serbia u zotua se do ta ndalë fushatën kundër njohjes së Kosovës, ndërsa, kjo e fundit nuk do të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Haradinaj-Stublla: Serbia shkel marrëveshjen e Uashingtonit

Ministrja e Jashtme e Kosovës në detyrë, Melisa Haradinaj-Stublla, reagoi duke thënë se “Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Uashingtonit dhe zotimeve të  bëra edhe në Bruksel”.

“Pavarësisht zotimeve të bëra në Marrëveshjen për Normalizim Ekonomik, Serbia jo që nuk u përmbahet atyre, por haptas shkel zotimin 15 të kësaj marrëveshjeje. Rasti i fundit është ai i datës 9 Janar kur Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Selakoviq, i cili në takim me ambasadorin e Katarit në Beograd, i ka kërkuar drejtpërdrejtë atij që “Katari të mos lobojë për Kosovën”, thuhet në deklaratën e Haradinajt. Sipas saj, Serbia po shkel edhe marrëveshjet e mëhershme të nënshkruara në Bruksel.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh shqetësim edhe për më shumë se 33 marrëveshje teknike të arritura në Bruksel, të cilat vazhdojnë të shkelen në mënyrë flagrante nga Serbia. Kësisoj, Serbia nuk ka funksionalizuar pikat e kalimit kufitar me Kosovën, marrëveshjen për hapjen e urës mbi Ibër, ndërsa ka arrestuar dhe mban të burgosur pa asnjë arsye shtetasit e Kosovës Nezir Mehmetaj dhe Blerim Maqastena, duke shkelur secilën shkronjë të marrëveshjes për lirinë  e lëvizjes, e më tej duke kontrabanduar produkte të pa certifikuara në veri të Kosovës, në shkelje të Marrëveshjes për Certifikimin e Produkteve Farmaceutike”, thuhet në deklaratën e Haradinajt.

Serbia: Kosovën do ta presin befasi

E menjëhershme ishte kundërpërgjigjja nga pala serbe. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, tha se “pala kosovare nuk i lexon marrëveshjet që vet i nënshkruan”, ndërsa, paralajmëroi se “nëse Kosova provon të anëtarësohet në cilëndo organizatë ndërkombëtare, atë do ta presin befasi”.

“Nëse nuk e respektojnë edhe marrëveshjen e Brukselit, atëherë i pret një befasi. Ata e dinë se kur e them unë këtë e kam vërtetë ashtu. Unë jam gjithmonë njeri i përpiktë, nuk bëj bllof. Nëse Kosova provon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, do ta presin disa befasi, ata e dinë këtë”, tha Vuçiq për një television në Serbi TV Happy.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq shprehet, se ai nuk është i interesuar për konflikt të ngrirë me Kosovën. “Konflikti i ngrirë nënkupton të pritet që ndonjëri ta nxjerrë i pari shpatën, unë nuk do të doja që fëmijët e mi të shkojnë në luftë”, tha Vuçiq.

Sipas tij, “Kosova nuk është e gatshme për zgjidhje kompromisi me Serbinë dhe se konflikti i ngrirë midis dy vendeve vazhdon”. Vuçiq tha se “ideja e përkufizimit të kufijve, e përfolur edhe më herët, paraqet një zgjidhje, me të cilën Serbia do të ishte po aq e kënaqur dhe po aq e pakënaqur sa edhe shqiptarët”.

Sidoqoftë, megjithë këtë retorikë politike dhe përplasje në distancë ndërmjet udhëheqësve politik në Prishtinë dhe Beograd, Bashkimi Evropian beson dhe thotë se “rruga e Kosovës dhe e Serbisë drejt Bashkimit Evropian kalon përmes dialogut”.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se “BE-ja do të angazhohet me të dyja palët për vijimin e mëtejshëm të këtij procesi”, duke shtuar se emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është duke i vazhduar angazhimet e tij lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Peter Stano ka thënë se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi varet nga të dyja vendet dhe nga aftësia e tyre për të gjetur konsensusin e nevojshëm. .dw/

Next Post
Tranzicioni i pushtetit/ Sekretari i Jashtëm i SHBA, Pompeo, anulon vizitën në Evropë

Tranzicioni i pushtetit/ Sekretari i Jashtëm i SHBA, Pompeo, anulon vizitën në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com