• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DW/ 3 kushtet e BE-së për hapjen e negociatave: Reformat, Greqia dhe emigracioni!

by Java News
14/07/2018 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që të hapen negociatat nuk duhet vetëm që Shqipëria të vazhdojë tempin e reformave, por të mbyllë edhe rrugën e re të emigracionit ilegal drejt BE. Kreu i Këshillit të BE, Donald Tusk u takua me Edi Ramën në Bruksel. Kushtet janë të qarta. Brukseli kërkon në tre drejtime kryesore rezultate të qëndrueshme deri në qershor 2019 që të hapë me Shqipërinë negociatat e pranimit në BE: përfundimi i reformave; zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë; mbyllja e rrugës së re të emigracionit illegal drejt Shqipërisë. Koha nuk pret për të dyja palët, Shqipërinë dhe BE.

Në këtë kontekst, të premten, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn zhvilluan takime në Bruksel me kryeministrin Rama, ku vunë pikat mbi ”i” për fillimin e punës një orë e më parë.

Në një njoftim për shtyp nga Kryeministria në Tiranë, Presidenti Tusk citohet të ketë thënë në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Rama: “Nuk kam dyshime që, nëse Shqipëria do të vazhdojë me këtë temp reformash, do të jetë në gjendje që të arrijë të gjitha rezultatet e kërkuara deri në qershorin e ardhshëm. Përpjekjet e Shqipërisë për të sheshuar divergjencat me Greqinë janë prova më e mirë për angazhimin e saj ndaj BE-së dhe ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kemi rënë dakord për rritjen e përpjekjeve lidhur me mbylljen e rrugës së re të emigracionit illegal në Shqipëri.”

Tusk: Shqipëria – mik i BE-së në lidhje me sigurinë e migracionin

Shqipëria është vlerësuar për qëndrimin e saj ndaj ҫështjes së nxehtë të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut drejt BE. Në vijim të këtij vlerësimi Brukseli ka shtuar një kusht për Shqipërinë: mbylljen e rrugës së re të emigracionit illegal nga këto vende në Shqipëri për të synuar më pas BE. “Shqipëria mbetet një partner i mirë dhe një mik i BE-së në lidhje me sigurinë e migracionin, ku kemi një bashkëpunim të fuqishëm dhe të qëndrueshëm. Sot ramë dakort për nevojën për rritjen e përpjekjeve për të mbyllur rrugën e re të emigracionit illegal në Shqipëri.

Koha e limituar dhe situata politike në vend janë 2 sfidat kryesore që Shqipëria duhet të përballojë që të ketë sukses në qershor 2019. Opozita e quan qeverinë Rama “qeveri të drogës dhe narko-trafikut” dhe kërkon rrëzimin e saj. Presidenti Tusk thekson përsëri mesazhin e njohur të BE që palët duhet të bëhen bashkë, për ҫështje me rëndësi kombëtare, si hyrja e Shqipërisë në BE, që përkrahet nga mbi 90% e shqiptarëve, Ai citohet të ketë thënë të shtunën se është shpresa dhe dëshira e tij që „të gjitha forcat politike pro perëndimore në Shqipëri të punojnë drejt të njëjtit qëllim”.

Hahn: KE fillon së shpejti “screening” lidhur me stadin aktual të reformave në Shqipëri

Puna përgatitore për hapjen e negociatave nuk kërkon vetëm bashkëpunimin e forcave politike pro-perëndimore. Ajo presupozon një punë të madhe, gjithëpërfshirëse në aspektin teknik për të skanuar se ҫfarë është arritur dhe ҫfarë duhet arritur në të gjitha drejtimet që përfshihen në 35 kapitujt e hapjes së negociatave. Dhe këtu hyn në lojë shpejt, pa humbur kohë Komisioni Europian, (KE). “Do të mbërrij në Tiranë të enjten e ardhshme. Kemi rënë dakord që ekipet tona të fillojnë punën menjëherë, përpara pushimeve të verës, për të punuar në të gjitha drejtimet, që të garantohet një analizë e qartë, e plotë mbi situatën” citohet të ketë thënë Komisioneri Hahn, në konferencën e përbashket për shtyp me kryeministrin Rama në Bruksel.

Puna konkrete fillon: Johannes Hahn të enjten e ardhshme në Tiranë

Pritshmëritë janë progresi në reformën në drejtësi, vazhdimi i Vetting-ut, ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, në përputhje me reformën kushtetuese, të miratuar në mënyrë unanime nga Parlamenti, dy vjet më parë, në korrik 2016. Pa lënë jashtë vëmendjes “luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet; reduktimin e fenomenit të azilkërkuesve shqiptarë në BE” theksoi komisioneri Hahn..

Këshilli i Europës- Progres kundër korrupsionit por ende shumë për të bërë

Shqipëria duhet t’i raportojë edhe Këshillit të Europës, nëse ia kaplotësuar apo jo rekomandimet e tij për luftëmkundër korrupsionit. GRECO (Groupe d’Etats contre la corruption) – Grupi i shteteve kundër korrupsionit), një grup ndërqeveritar i ngritur nën kujdesin e Këshillit të Europës, për të parë në mënyrë kritike masat që anëtarët e tij marrin për të luftuar korrupsionin, në raportin e publikuar ditët e fundit pranon përparimin e Shqipërisë në zbatimin e rekomandimeve për të parandaluar korrupsionin tek parlamentarët, gjyqtarët dhe prokurorët. Por vëren se “duhen përfunduar reformat”. Nga 10 rekomandime të GRECO-s, Shqipëria ka plotësuar vetëm katër. GRECO u kërkon autoriteteve shqiptare që deri në 31 mars 2019, të japin një përditësim të progresit në zbatimin e 6 rekomandimeve të mbetura./d.w

Next Post
Marrëveshja Maqedoni-Greqi, MEPJ: Është koha e zgjidhjeve madhore në Rajon

“Historia e Diplomacisë Shqiptare”, publikohet online arkivi i ministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

July 28, 2026
“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

July 28, 2026
Dubai shpërblen banorët që sjellin turistë

Dubai shpërblen banorët që sjellin turistë

July 28, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

July 28, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Humbi betejën për jetën, ndërron jetë 71-vjeçari i aksidentuar në aksin Lezhë–Milot

July 28, 2026
Tensionet rriten para takimit Trump-Zelensky- 17 viktima nga sulmet ruse në Ukrainë, qindra dronë mbi Moskë

Tensionet rriten para takimit Trump-Zelensky- 17 viktima nga sulmet ruse në Ukrainë, qindra dronë mbi Moskë

July 28, 2026
“Dy prej tyre në Shqipëri rrezikojnë falimentimin”/ Bloomberg: Kriza do prekë dhe linjat ajrore

Airbus thyen rekordin e fluturimit më të gjatë në botë: A350 qëndroi në ajër për mbi 24 orë

July 28, 2026
Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

July 28, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Veliaj takon avokatët e huaj, SPAK miratoi lejen me status vizitorë, jo si studio ligjore

July 28, 2026
Biden mban fjalimin e lamtumirës drejtuar amerikanëve: Një oligarki me ndikim ekstrem po merr formë!

“Shtëpia e Bardhë nuk e dinte që i kisha”, audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In