Dvoran/Peleshi, takim me fermerët: Aplikoni, të përfituar nga skema e naftës falas!

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Korçës u takua me fermerë të zonës në fshatin Dvoran.

Ministri Peleshi diskutoi me banorët për problematikat, ndërsa vuri në dukje edhe investimet e bëra në vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste sa i përket bujqësisë. I shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ata vunë në dukje realizimin e disa projekteve në këtë zonë siç është ujësjellësi, i cili ka qenë një kërkesë e hershme e banorëve të Dvoranit dhe Kamenicës.

Po ashtu një tjetër problem, që është vënë në rrugën e zgjedhjes gjatë dy mandateve të PS-së në këtë zonë është edhe regjistrimi i tokës bujqësore, çështje që ka qenë një gangrenë për Dvoranin. Ministri Peleshi teksa foli për gjendjen ku ishte vendi 8 vite më parë tha se në gjysmën e bashkive e komunave fondet përdoreshin më shumë për paga se sa për investime, ndërsa tani situata ka ndryshuar totalisht. Ministri Peleshi u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë deri më 30 mars për të përfituar nga skema e naftës pa taksa.

“Afati është shtuar deri në fund të marsit, të gjithë ata që plotësojnë kushtet të nxitojnë të përfitojnë nga kjo incentivë. Çështja e subvencioneve, unë e di që asnjëherë nuk janë të mjaftueshme, madje edhe në vendet e BE-së është ky diskutim, por janë në rritje. Nuk është rrugë e lehtë, nuk janë punë që zgjidhen me një të rënë të lapsit, por e rëndëisshme është që nga takimi në takim ne kemi ç’themi. Edhe në Dvoran është bërë ujësjellësi, janë bërë disa rrugë. Nuk është se jemi në vend numëro, nuk është se jemi si ata të tjerët. Ndaj meqë jemi në prag të zgjedhjeve unë dua të bëj apelin që të ngrihemi mbi ndonjë pakënaqësi për ndonjë punë të pakryer dhe të shikojmë punët e kryera, sepse besoj që e kemi treguar qoftë në nivel vendor me bashkinë, qoftë në nivel qendror me qeverinë që kemi vullnetin, kemi guximin, kemi edhe vendimmarrjet dhe faktet që po bëjmë punë të për të ecur përpara”, u shpreh Peleshi.

Në diskutim me ta, Peleshi premtoi mbështetjen e qeverisë dhe pushtetit vendor për çështjet që i shqetësojnë fermerët edhe sa i përket grumbullimit apo tregtimit të produkteve të zonës.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com