Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte i ka dërguar një mesazh homologut amerikan Donald Trump, ku e fton të shmangë përshkallëzimin e tensioneve me Korenë e Veriut.
“Kjo, jo si shenjë dorëzimi, por për të shmangur rrezikun e një holokausti bërthamor që mund të përfshijë të gjithë Azinë”, ka thënë Duterte.
Duke folur në përfundim të samitit vjetor të vendeve aziatike, Duterte ka nënvizuar se Shtetet e Bashkuara, si një fuqi e madhe botërore, duhet të tregohen “të kujdesshëm dhe të duruar” e jo të bien pre e provokimeve të liderit koreano-verior.
“Sepse këtu po luajmë me dikë që i pëlqen të lëshojë raketa”, ka thënë Duterte, i cili ka shtuar se së shpejti ka në plan një bisedë telefonike me Trump, përgatiti Express. (b.an)