• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Durrësi i veshur me të zeza/ Funerali për 8 anëtarët e familjes Lala

by Java News
30/11/2019 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I veshur me të zeza. Kështu i përcjell sot Durrësi viktimat e tragjedisë së tërmetit katastrofik që tronditi vendin mëngjesin e së martës së 26 nëntorit. Njerëz me të zeza, makina të zeza për t’i bërë nderimet e fundit 8 anëtarëve të familjes Lala që nuk i mbajti dot toka dhe gjetën vdekjen nën rrënojat e banesës së tyre në zonën e Kënetës në Durrës.

Dhimbja i kalon kufijtë për të afërmit e tyre por edhe për çdo shqiptar që këto ditë jetoi çdo minutë me ankthin e tyre. Tetë arkëmorte do të dalin sot para syve të të afërmve e qytetarëve të Durrësit për t’u përcjellë në banesën e fundit.

Gjyshja Sahadetja, djali Iliri, nusja Marjeta, mbesa Grisilda, fëmijët e Marjetës, Amelia, Emilio, Dionisa dhe Enisi do kalojnë sot për herë të fundit në qytetin që i priti dhe i mori përjetësisht.

I vetmi i mbijetuar i kësaj familje është Ramë Lala, i cili është nisur për mjekim të specializuar në Itali.

 

Në homazhet që po zhvillohen në Pallatin e Kulturës në Durrës është i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, që i shoqëruar nga ministri Blendi Çuçi është parë të fshijë lotët teksa kalonte para turmës së veshur me të zeza.

Next Post
Mbledhja e qeverisë, Rama: Shpallim gjendjen e jashtëzakonshme

Post termet/ Rama i prerë: 7-15 vite burg çdo person që i jepet leja për 3 kate dhe ndërton 8 kate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com