• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës, socialistët Sako dhe Klosi paraqesin projektet në lagjet 8 dhe 18

by
24/02/2022 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda vitit fillon puna për disa investime të rëndësishme në lagjen 18 në Durrës. Kështu ka deklaruar kryebashkiakja e Durrësit dhe njëkohësisht kandidate e PS Emiriana Sako në takimin e zhvilluar me banorët e këtyre lagjeve. Në këtë takim kryebashkiakja Sako shoqërohej nga drejtues politikë dhe deputetë të Partisë Socialiste.

Duke u ndalur te projektet, Sako deklaroi se, do të rikonstruktohen fasadat e pallateve dhe veshja e tyre me kapotë, duke synuar eficencën e energjisë, rivitalizimi i kuartalleve midis pallateve, ndriçimi, gjelbërimi dhe ndërtimi i këndeve të lojërave për fëmijët.
“Unë vij këtu si njëra prej jush, jam grua dhe nënë që rris fëmijët e mi në këtë qytet, të cilin të gjithë e duam akoma më të mirë e më të bukur. Në fakt në këto dy vitet e fundit më shumë jemi fokusuar tek rindërtimi. Pasojat e tërmetit ishin të mëdha, edhe lagjja juaj ka pësuar dëme. Kur flasim për rindërtimin flasim për një program të suksessshëm, pasi është bërë punë e madhe. Kemi ndërhyrë në 405 pallate që kemi rikonstruktuar ambientet e përbashkëta dhe pas një muaji nis puna edhe në 180 pallate të tjerë. Janë ndërtuar 16 shkolla të reja, kemi ndërtuar dy lagje të reja nga e para, ku ajo e Manzës ka përfunduar, ndërsa lagjja e Spitallës ka nisur me ndërtimin e bllokut të parë të pallateve” tha kryebashkiakja e Durresit.

Midis të tjerash Sako tha se do të vazhdojmë me projektet e mëdha, sic është ai i Eko Parkut, i cili është drejt përfundimit. Në lidhje me këtë investim kryebashkiakja Sako tha se: “bashkë me Kryeministrin kemi projekte të mëdha, siç është ai i Eko Parkut, për të cilin këto ditë po na bëhet gjyq pse hoqëm plehrat dhe ndërtuam një park me 1200 pemë, pse zhdukëm gangrenën që ishte krijuar aty dhe bëmë fusha sporti për të rinjtë, këtë e thonë vetëm ata që nuk duan zhvillimin e Durrësit. Prandaj për të gjitha këto projekte dhe të tjerë që do të vijnë, ne na duhet mbështetja juaj, e grave dhe vajzave, e të rinjve, në mënyrë që në 7 mars të kërkojmë projekte të tjera për Durrësin”.

Sekretari organizativ i PSSH Blendi Klosi në fjalën e tij tha se projektet madhore po e transformojnë qytetin e Durrësit duke e kthyer atë në qytetin me potencialin më të madh ekonomik e turistik të vendit. “Projekti i portit turistik, porti tregtar, Eko Parku etj, janë projekte që po i japin Durrësit dimensione të tjera zhvillimi. Ne kemi bërë një zgjedhje shumë të mirë me Anin, ajo është një vajzë që ka studiuar jashtë shtetit dhe zgjodhi të kthehet dhe të kontribuojë për qytetin. Prandaj për këtë arsye na duhet mbështetja juaj, që në 6 mars të rikonfirmohet në krye të bashkisë dhe të vazhdojnë propjektet e nisura”.

Next Post
Pushtimi i Ukrainës/ Meta mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare!

Pushtimi i Ukrainës/ Meta mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In