• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DURRES/ Shokon 17 vjeçari vrasës me dëshminë e tij: E vrava Angelon se më pa!

by Java News
03/03/2018 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi 16-vjeçari Angjelo Gjakozaj humbi jetën pasi u qëllua me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij Devi Lala në lagjen 15, në Spitallë të Durrësit. Burime pranë policisë së Durrësit konfirmojnë për balkanweb se 17-vjeçari Lala thotë se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje, madje se ishte Angjelo, ai që e ka qëlluar i pari.

“Ai më qëlloi i pari me celular në kokë, më qëlloi me grushte pastaj. Aty nuk durova”,- ka thënë Lala në polici.

Ndonëse i druhet një konflikti mes dy familjeve adoleshenti ka treguar me detaje se sherri mes tyre nisi vetëm se tjetri po e shikonte.

“U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte. Pse më shikon i thashë, ka ndonjë gjë për të parë?! Ai më ofendoi, më shau. I thashë, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht. Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë. Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjakënxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. Në këtë moment u tremba dhe u largova, pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëri-tjetrin. Unë nuk kisha për qëllim ta vrisja, thjesht doja të mbrohesha, pasi u përleshëm me njëri-tjetrin”,- ka thënë i riu në polici.
anxhelo gjakozaj (Në foto, viktima)

NGJARJA
Ngjarja tragjike u regjistrua pak para mesditës së djeshme në lagjen 15 të qytetit bregdetar. Adoleshentët, banorë të së njëjtës lagje, ishin takuar rastësisht pranë zonës ku ata banojnë dhe kanë nisur të grindeshin.

Dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes kanë sqaruar për Policinë se gjithçka ka ndodhur në harkun e pak minutave. Fillimisht, sipas dëshmitarëve, adoleshentët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin “kush je tikush jam unë”, më pas edhe janë fyer mes tyre. Në këtë moment ata janë përleshur me njëri-tjetrin dhe papritur 17- vjeçari nxori thikën që mbante me vete dhe e qëlloi tri herë Gjokazajn, dy herë në pjesën e kraharorit dhe një herë në shpatull.

Goditja në shpatull ishte shumë e thellë dhe thika i kishte prekur zemrën. 16-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit, por ai nuk arriti t’i mbijetojë plagës dhe pak orë më vonë ndërroi jetë. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, 17-vjeçari hodhi thikën në një kanal pranë vendit të krimit dhe u largua me shpejtësi, për t’u vënë në pranga pak minuta më vonë nga Policia, e cila u ndihmua për identifikimin e tij nga dëshmitarët, që ndodheshin në ato momente në vendin e krimit.

Next Post
Peleshi në Gjirokastër prezanton skemat për kulturat arrore

Peleshi në Gjirokastër prezanton skemat për kulturat arrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com