• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DURRES/ Sherri në ‘Instagram’, policia zbardh ngjarjen me 1 të plagosur

by Java News
05/04/2018 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit ka zbardhur sherrin mes dy të rinjve mbrëmjen e kaluar, i cili ka nisur me sharje e fyerje në ‘Instagram’, duke denigruar në përdorimin e armëve. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe shokun e tij, i cili e ka ndihmuar të fshehë armën e krimit.

Njoftimi i policisë:
Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës. Arrestohet autori i dyshuar dhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar të fshehë armën e krimit. Sekuestrohet mjeti i kryerjes së veprës penale.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin vetëm pak orë pas ndodhjes së ngjarjes mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Pas një ndjekje të pandërprerë kanë arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin:

• A. P. 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm dyshohet se më datë 04.04.2018, rreth orës 17:30, në lagjen Nr.6, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S.K. 18 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Gjthashtu është arrestuar edhe shtetasi:

• B.Gj. 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi B.Gj.e ka ndihmuar autorin e dyshuar që të fshehë armën e zjarrit me të cilën ka kryer veprën penale. Është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë(me fishek në gojë). Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale:

•”Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit A.P. parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

•”Përkrahja e autorit të krimit”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit B. Gj. parashikuar në nenet 302 dhe 278/1 të Kodit Penal.

ma.me

Next Post
Bulqizë, një plagosje e dyshimtë, i riu thotë se është rrëzuar dhe ka goditur një fadromë, por…

Durrës/ Nga kopshti me urgjencë në spital, ndërron jetë fëmija 6-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com