• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Durrës/ Shantazhojnë 15-vjeçaren: 20 mijë lekë ose të nxorëm fotot nudo

by Aalison Pearse Stevens
03/09/2016 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi shtinë në dorë foto nudo të nje bashkëmoshatareje të tyre, dy adoleshentë janë bërë “protagonistë” të një “gjobëvënieje” ndaj saj, veprim ky që i ka çuar në Gjykatën për Krimet e Rënda, në rolin e të pandehurve.

Adoleshentët Ro.M. dhe Da.K. kanë shtënë në dorë fotot intime të K., një 15-vjeçare të panjohur prej tyre. Më tej, ata i kanë kërkuar vajzës dorëzimin e një shume prej 20 mijë lekësh të rinj nën kërcënimin se do t’i publikonin fotot nudo në internet. Historia ka ndodhur në dhjetor të vitit 2015, kur të rinjtë tentuan të sigurojnë lekë për të për të festuar natën e ndërrimit të viteve në një lokal në qytetin e Durrësit. Gjatë komunikimeve përmes adresave false në rrjetin social “Facebook”, të pandehurit kanë caktuar një piceri për dorëzimin e shumës, vend ku ka marrë fund “aventura” e tyre.

Në momentin që njëri prej tyre ka shkuar për të marrë zarfin me ”gjobën” dhe tjetri qëndronte jashtë lokalit, janë ndaluar nga policia. Në përfundim të gjykimit të tyre te Krimet e Rënda, të pandehurit janë deklaruar fajtorë për akuzën e “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe janë dënuar përkatësisht, Ro.M me 1 vit burg dhe Da.K. me 8 muaj burg.

Ata nuk kanë shkuar në qeli, pasi në përfundim, gjykata ka vendosu lënien e tyre në liri me kusht për një periudhë dy vjeçare. Gjatë kësaj kohe, ata nuk duhet të kryejnë asnjë vepër penale, si edhe nuk duhet të shoqërohen me njëri-tjetrin. Në të njëjtin vendim, gjykata i liroi ata nga masa e “arrestit shtëpiak”, në të cilën u gjykuan.

“Gjobëvënia”

Gazeta “Panorama” ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës, sipas të cilës historia e “gjobëvënies” së dy të rinjve ka zënë fill kur i pandehuri Ro.M. ka gjetur një adresë “Facebook”-u të harruar hapur në një qendër interneti në qytetin e Durrësit. Në një nga bisedat në postën private të saj, ai ka parë fotot intime të një vajze me emrin K.: të cilat i ka selektuar dhe ruajtur me adresë të tij.

Sipas deklarimeve të të pandehurit, në vijim, përmes një adrese false, të hapur prej tij, ai ka kontaktuar vajzën e fotografive, duke e kërcënuar me publikimin e fotove dhe materialeve të tjera private të siguruara prej tij. Sipas vendimit, në një rast, e dëmtuara ka lënë një zarf bosh pranë një parkingu të përcaktuar më parë, duke lënë miqtë e saj rrotull për të parë personin që do ta merrte.

Të pandehurit nuk kanë shkuar, pasi ka pasur shumë qarkullim kalimtarësh. Në vijim, ata i kanë përcaktuar picerinë ku 15-vjeçarja duhet të linte zarfin me 20 mijë lekë të rinj. Referuar vendimit, i pandehuri Ro.M. ka vënë në dijeni shokun e tij Da.K. dhe e ka çuar këtë të fundit të marrë “porosinë” në vendin e caktuar.

Komunikimet në Facebook

Nga provat rezulton se shtetasja K. ka komunikuar me të pandehurin Ro.M. në adresën e ”Facebook”-ut të një shoqes së saj. Nga procesverbali mbi këqyrjen e aparatit telefonik celular në zotërim të të dëmtuarës, në datë 24.12.2015, rezulton se pas hapjes së adresës së caktuar vihen re komunikime të kësaj adrese me adresën ”K… Durrës”. Komunikimet i përkasin datës 14.12.2015, e në vazhdim. Në datën 14.12.2015, në orën 18:03 ka mbërritur një mesazh me përmbajtje: ”Mund t’i thuash pak K. të flasi me mua në fb. Thuaji pak K. Vidion e bëra nëse nuk don që ta hedh në youtube të më kthej përgjigje”.

Më tej po në këtë datë, në orën 19:27, e dëmtuara i shkruan: ”Jam K. m’prit deri të enjten për lekët se të thash një herë të enjten do t’i gjej patjetër dhe do t’i jap”.

Në datë 16.12.2015, në orën 22:21, nga adresa që dyshohet të jetë përdorur nga të pandehurit është shkruar: ”Ckm mund ti thuash pak K. te flasi me mua se e harroi fare ajo nuk i intereson nqoftëse i shpërndaj fotot, ose thuaj K. po e hedh un vidion në youtube deri sa të më jap lekët”.

Më tej në ditët në vazhdim, midis këtyre adresave shkëmbehen mesazhe, nga përmbajtja e të cilave rezulton se personi që përdor adresën “K… Durrës” i kërkon shtetases K. që lekët t’i `lihen te piceri ”Xh…”, e cila ndodhet pranë stadiumit të qytetit të Durrësit.

Arsyetimi i Gjykatës

Nga analiza e provave të marra dhe të shqyrtuara nga gjykata, arrihet në konkluzionin logjik se qëllimi kriminal fillimisht i të pandehurit Ro. dhe më pas dhe e të pandehurit Da. ka qenë përfitimi i padrejtë nga e dëmtuara i një shume të ardhurash, për shkak të mospublikimít të fotove.

Fillimisht i pandehuri RO. me veprime të paramenduara në rolin e organizatorit, pasi është vënë në disponim të fotove intime të shtetases K., i ka bërë presion asaj për publikimin e tyre dhe e ka shtrënguar duke i kërkuar të ardhura. Më pas, në realizimin e veprës ai është ndihmuar dhe nga i pandehuri Da., i cili në vendin e përcaktuar nga i pandehuri R0. ka shkuar për të tërhequr shumën e të ardhurave që do të lihej nga e dëmtuara K.. Shtetasi Da. rezulton se ka dijeni për ngjarjen dhe për faktin se shtetasi Ro. po i kërkon të ardhurat për të mos bërë publike disa foto që i përkasin shtetases K.

Nga provat rezulton se vepra penale është kryer `nga të pandehurit me dashje direkte, me një plan të mirë organizuar. Kështu rezulton se të pandehurit, pasi janë takuar në marrëveshje me njëri-tjetrin, kanë vendosur të shkojnë në vendin e përcaktuar për të tërhequr të ardhurat e lëna nga e dëmtuara.

ma.me

Next Post
CNN shpërndan deklaratën e Nënë Terezës: Me gjak jam shqiptare

CNN shpërndan deklaratën e Nënë Terezës: Me gjak jam shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In