• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës, qytetarët dhe shoqëria civile do të monitorojnë ndotjen e ajrit

by Java News
05/02/2019 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Durrësi është një nga qytetet me një numër të lartë të të prekurve nga sëmundjet kardiovaskulare, ato të mushkërive dhe tumoret, po në asnjë rast shifrat e ndotjes mjedisore dhe ndikimi i tyre në shëndet nuk janë bërë publike nga autoritetet përgjegjëse. Në fillim të viteve 2000, “Programi Mjedisor” i Kombeve të Bashkuara e renditi zonën e Spitallë-Porto Romanos, si një nga zonat më të nxehta mjedisore në rajon.

Në mungesë të transparencës mbi ndotjen mjedisore, të rinj dhe aktivistë të shoqërisë civile, të grupuar në shoqata mjedisore, kanë vendosur të monitorojnë cilësinë e ajrit, ndotjes akustike dhe gjelbërimit urban, për t’i ofruar publikut dhe bashkisë një realitet të matshëm mjedisor.

“Është hartuar një metodologji alternative e monitorimit të ajrit, me qëllim që të kemi sa më shumë të dhëna në lidhje me shëndetin mjedisor. Synimi është që gjendja të bëhet sa më transparente për publikun. Këto do t’u vijnë në ndihmë dhe kërkuesve shkencorë, akademikëve, OSHC-ve, nëpërmjet të cilave po ngrihen edhe kapacitetet dhe të ndikojmë në politikbërjen e bashkive, duke iu ofruar informacion të mbledhur në terren dhe duke iu sugjeruar politika për një ambient sa më të pastër në qytetet tona”, tha Rodion Gjoka, specialist mjedisor.

Monitorimi do të kryhet në 3 zona të qytetit bregdetar, duke nisur nga qendra e qytetit, porti detar, zona pranë stadiumit dhe ish-Këneta. Ai do të përfshijë dhe ndotjet në ambientet shkollore, përfshirë dhe Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, godinat e të cilit ndodhen fare pranë venddepozitimit të mbetjeve urbane të qytetit./tch

/a.meta

Next Post
Haradinaj: I kemi votat për miratimin e Demarkacionit

Haradinaj, i ashpër për Trepçën: Brukselit i ka humbur rruga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In