Qytetarët e Durrësit janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë, ku kërkojnë drejtësi për ekzekutimin e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u qëllua nga efektivi i Policisë së Shtetit. Protesta nisi përgjatë sheshit liria, ndërsa u zhvendos para Drejtorisë së Policisë me thirrjen “Poshtë diktatura” .
Qytetarët në shenjë proteste bllokuan rrugët dhe nisën që t’i vendosnin zjarrin kazanëve të mbeturinave. Gjithashtu, disa protestues kanë hedhur mbeturina para Policisë./a.p