Policia e qytetit të Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 1.2 kg drogë e dyshuar si kokainë gjatë mbrëmjes së kaluar. Lajmi bëhet i ditur nga policia e qytetit bregdetar. Në deklaratën zyrtare të policisë thuhet se lënda narkotike është sekuestruar në një automjet tip Skoda, me drejtues shtetasin Gentian Lulja, 36-vjeç, banues në Tiranë. Policia sqaron se droga ishte fshehur poshtë levës së marshit të mjetit, ndërsa po tentonte të shkonte në Itali nëpërmjet portit të Durrësit. Kontrolli në vijën e dytë të kontrollit, zbuloi edhe sasinë e lëndës në fjalë. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë”.