Në orët e vonë të natës së mbrëmshme një person në qytetin e Durrësit ka mbetur i plagosur në rrethana misterioze.
“Më datë 21.06.2016. rreth orës 23:45, në lagjen Nr.18 Durrës, nga persona të paidentifikuar është plagosur lehtë me thikë në këmbë shtetasi G.C. 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës”, thuhet në njoftimin zyrtar policor.
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Krimet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./a.m.