Një konflikt mes të rinjsh për motive banale ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta duke sjellë për pasojë edhe tre persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal nate në lagjen “Apolonia” në Durrës.
Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se gjithçka ka nisur për motive banale mes të rinjve, të cilët pas konfontimit fizik kanë përdorur edhe thikë ndaj njëri-tjetrit. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes arrestoi 3 autorët, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(Javanews.al)









