• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës/ Përloten të moshuarit nga çmimet e perimeve

by Java News
28/12/2018 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tregun e qytetit bregdetar të Durrësit, një kilogram qepë në këtë fund dhjetori shkon nga 110-150 lekë, duke e kthyer perimen më të përdorur të kuzhinës shqiptare në një produkt luksi. Por, jo vetëm qepa. Edhe patatja, lulelakra, preshi apo dhe perime e fruta të tjera të shportës së konsumit, pa përmenduar frutat ekzotike, kanë njohur rritje të çmimeve që rëndojnë buxhetet e vogla familjare të mjaft qytetarëve. Shumë prej tyre janë të detyruar dhe në prag të festës së madhe të Vitit të Ri të blejnë në sasi të vogla.

Ndaj, nuk mungojnë as lotët në sytë e konsumatorëve, ku më të prekur nga pafuqia blerëse janë të moshuarit. Blerja e mishit dhe produkteve të bulmetit e ul më tej buxhetin e pakët të pensionistëve, por për të tjerë, rritja e çmimeve në prag festash është kthyer në një normalitet të pranuar.

Ankesat nuk mbeten vetëm te blerësit. Të pakënaqur janë dhe tregtarët të cilët shprehen se rritja e çmimeve të produkteve të konsumit nuk vjen nga abuzimet e tyre, por nga sasia e pakët e prodhimit vendas në treg dhe tarifat doganore e ato të transportit për produktet e importit, duke detyruar konsumatorët të blejnë me gramë ose vetëm 2-3 kokrra nga produktet e stinës.

Edhe pse tregu i Durrësit gjallon nga lëvizjet e njerëzve, fuqia e tyre blerëse ka rënë ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Me këtë ritëm blerjesh, tryeza e festës së ndërrimit të viteve do të jetë më pak e bollshme për një pjesë të familjeve./TCH

\a.meta

Next Post

Kabineti i ri i ëndrrave të Ramës, do na marrë malli për Xhafajn, Bushati e Nikolla si lordë anglezë para…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In