Ka përfunduar numërimi i kutive që qarkun e Durrësit ku kryeson bindshëm Partia Socialiste me 79624 vota në total, Partia Demokratike numëron 63431 vota, ndërsa LSI 9480 vota.
Përkthyer këto në përqindje, Partia Socialiste ka marrë 50.26 % të votave, PD 41.45% ndërsa LSI 6.19%.
Kështu, Partia Socialiste ka siguruar 8 mandate në këtë qark, teksa Partia Demokratike numëron 6 mandate dhe LSI asnjë mandat.
Në këtë qark janë 481 qendra votimi në total, teksa në qarkun e Tiranës vijon ende numërimi teksa kanë mbetur për të numëruar edhe 77 QV, kutitë e fundit që do përmbyllin numërimin në të 12 qarqet, për të shpallur më pas rezultatin final të zgjedhjeve të 25 prillit për subjektet zgjedhore.