• #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 24, 2021
  • Login
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës/ Nga ‘peshku komunist’ tek John Lennon, skulpturat e parkut në magazinë

Java News by Java News
10/05/2020 13:22
Durrës/ Nga ‘peshku komunist’ tek John Lennon, skulpturat e parkut në magazinë
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investimet e reja në infrastrukturë në Durrës nuk parashikojnë skulptura parku dhe aq më keq ato mbajnë të mbyllura në magazinë prej vitesh vepra tashmë të dashura për qytetarët dhe turistët.

Nga Gëzim Kabashi

Në vitin 2017, nga sheshi para portit të Durrësit u larguan shtatë skulptura parku, të cilat i hapën rrugë zbatimit të projektit që morri emrin “Veliera”.

Figurat në bronz të këngëtarëve John Lenon, Bob Dilan, Tina Turner dhe Mick Jagger, të cilat simbolizonin etjen për liri të rinisë shqiptare në vitet 1960-1980 e zbukuruan për disa vite lulishten përballë Torrës mesjetare dhe u kthyen në pikë referimi turistike në qytet.

Ato “u sakrifikuan” së bashku me rrënojat arkeologjike shumëshekullore, që u zbuluan gjatë punimeve për ngritjen e mbikalimit të “Velierës”.

Bashkia premtoi se skulpturat do të instaloheshin shumë shpejt në lulishte apo në sheshe të tjerë të qytetit.

Por megjithëse kanë kaluar tre vjet, monumentet e këngëtarëve të huaj, që u bënë shumë të dashur për qytetarët dhe turistët, vazhdojnë të qëndrojnë të braktisur në oborrin e një ndërmarrjeje publike.

Idriz Balani, një nga skulptorët e njohur në Durrës, tha për BIRN se “për të rikthyer atmosferën e muzikantëve të ‘rockut’, një grup artistësh durrsakë propozuan kohët e fundit transferimin e përbashkët të katër monumenteve në një tjetër shesh të qytetit.

“Por, drejtuesit e bashkisë e kanë bërë veshin e shurdhër,” thotë Balani.

I njëjti qëndrim është mbajtur nga bashkia edhe për monumentin e Dom Nikoll Kaçorrit dhe bustin e Kolonelit holandez Tompson, dy figura historike të qytetit bregdetar në fillim-shekullin e kaluar, të cilat nga lulishtja pranë Torrës mesjetare i larguan pa adresë. Ashtu siç u sakrifikua edhe shatërvani 80-vjeçar, që nga sheshi “Lirija” para bashkisë së qytetit përfundoi në një magazinë të hapur.

Investimet e reja në infrastrukturë nuk parashikojnë veprat e parkut

Ky nuk është i vetmi rast, kur për veprat e parkut në Durrës nuk tregohet asnjë interes nga ana e pushtetit vendor. Aktualisht në zonën pranë portit, po realizohet projekti i shëtitores bregdetare, një investim me vlerë 2.8 milion euro.

Në fillimet e saj, gati një gjysmë shekulli më parë, kjo shëtitore ishte konceptuar si një park i gjelbëruar me amfora, kapitele dhe kolona, pasi ndodhej në krah të Muzeut arkeologjik të qytetit dhe nënvizonte pikërisht vlerat historike mijëra vjeçare të tij.

Por, me gjithë ndryshimet e vazhdueshme, veprat e ekspozuara në mjediset e saj janë përzgjedhur krejt rastësisht dhe kanë shumë pak lidhje me njëra-tjetrën.

Njëlloj, si në projektet që janë realizuar në rrugën hyrëse të Durrësit apo që po zbatohen aktualisht në shëtitoren bregdetare nuk është parashikuar asnjë platformë për skulpturat apo veprat e artit në përgjithësi.

Disa vite më parë, një skulptor nga Durrësi që ushtron profesionin e tij në zonën mes Brescias dhe Bergamos  paraqiti projekt-idenë e tij mbi veprat e parkut, që mund të zbukuronin territorin nga hyrja e portit deri në Currila.

Alfred Kedhi, i cili ka përfunduar studimet në Akademinë e Breras, kujton mospërfilljen me të cilën e kanë pritur në bashkinë e qytetit bregdetar, ndërsa dosjen me materialet e përgatitura e kanë ironizuar si “shumë serioze” për kërkesat e tyre.

Kedhi thotë se faza studimore për zgjidhjet artistike dhe shlodhëse në shëtitoren bregdetare duhet të përgatitej paralelisht me projektin e infrastrukturës.

“Studimi im për skulpturat në shëtitore synonte bashkërendimin e punës me projektuesit dhe konstruktorët, por mesa duket  në Durrës gjërat nuk i mendojnë kështu” – shprehet skulptori Alfred Kedhi.

Nga parqet në magazina

Megjithëse më i përmbajtur në arsyetimin e tij, edhe skulptori Qazim Kërtusha, autor i më shumë se 15 veprave në Durrës, mendon se “ai i përket brezit të artistëve figurativë që me punën e tyre dhanë leksionet e para për edukimin e shikuesve”.

Kërtusha, shumë i lidhur me qytetin e tij të lindjes, mund të konsiderohet “humbësi i madh” i veprave të realizuara prej tij në vite.

Veprat e fundit të këtij artisti, që u hoqën nga lulishtet dhe vazhdojnë të jenë magazinuara, janë monumentet për Dom Nikollë Kaçorrin dhe ajo për këngëtarin britanik John Lenon. Më parë ishin larguar nga sheshet edhe një shatërvan me mozaik dhe një gardh dekorativ, punuar me kolegen Liliana Çika.

“Shatërvani u shkatërrua me matrapik para 10 vitesh, pasi në mbledhjen e këshillit bashkiak u konsiderua si një “peshk komunist”, kujton Kërtusha, sipas të cilit mentaliteti i atyre që e drejtojnë qytetin ka mbetur prapa.

Bashkë me disa kolegë të tjerë Kërtusha ka përgatitur pasaportat e monumenteve të vendosura në një hapësirë të gjerë, ku përfshihen edhe Durrësi e Kruja.

“Por, nuk di nëse pas kësaj skulpturat e parkut dhe monumentet e instaluara në natyrë të jenë marrë në dorëzim si inventar I bashkive përkatëse, dëshmon skulptori i njohur durrsak.

Projekte infrastrukture lodhëse pa platforma artistike

Edhe projekte të tjerë, të realizuar në qytet nuk e kanë marrë parasysh komponentin artistik dhe shlodhës. Hyrja e qytetit është një hapësirë e madhe në formë kuadratike, ku përveç mungesës së plotë të gjelbërimit, bie në sy edhe thatësira vizuale pa vepra parku.

Një ekspozitë e përgatitur disa vjet më parë nga studentët e degës monumentale në Universitetin e Arteve sugjeronte vendosjen e disa monumenteve, që evokojnë figura historike të Durrësit në periudhat e antikitetit dhe mesjetës.

Por të gjitha bocetet e tyre kanë mbetur në sallonet e Bashkisë dhe ende nuk janë materializuar me vepra pranë mureve mesjetare të qytetit, siç këshillonin pedagogët.

Aktualisht aty gjen disa vepra të tjera, nga busti i një heroi të luftës, e deri te monumenti kushtuar anijes së mbytur të marinës austro hungareze pranë Durrësit një shekull më parë.

Skulptori Idriz Balani e quan veten me fat, që pesë vepra të tij vijojnë të jenë të palëvizura nga vendet ku janë instaluar vite më parë. Ai aktualisht po punon për një vepër monumentale që do të vendoset në Prishtinë. 15 vepra të tjera të përmasave të mëdha, që ai ka punuar në vite tashmë zenë vend në qytete të ndryshme të Kosovës.

Balani thotë se vlerëson seriozitetin me të cilin organizohen konkurset për veprat e artit në Kosovë, si dhe bashkëpunimin me arkitektët dhe ndërtuesit. Gjë që sipas tij nuk ndodh prej kohësh me konkurset artistike në Durrës.

“Ndjehem mirë me projektet që realizoj në Kosovë,” shprehet Balani duke shtuar se punon “në sintoni të plotë me kolegët dhe puna e përbashkët më jep shumë kënaqësi profesionale”.

Next Post
Raporti i inteligjencës gjermane/ Presidenti kinez i kërkoi OBSH të vononte informacionin

Raporti i inteligjencës gjermane/ Presidenti kinez i kërkoi OBSH të vononte informacionin

Comments 1

  1. leka says:
    9 months ago

    Skulptoret e shkelqyer durrsak si Kertusha ,Balani dhe Kedhi kane te drejte qe punet e tyre te zbukurojne Durresin qytetin e tyre ,por harrojne se ka 15 vjet qe Durresin e nuk e drejtojne vendasit por te ardhurit qe nuk kane dshuri per qytetin por e shohin si arene bisnesi dhe perfitimi .Cfar do mbjellesh do korresh thote populli

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

Vëllai i Hekuran Dedës: Na erdhi shoqëruesi i Berishës në 11 të natës me çantat me euro me vete!

Vëllai i Hekuran Dedës: Na erdhi shoqëruesi i Berishës në 11 të natës me çantat me euro me vete!

January 23, 2021
 Një reportazh jo vetëm për t’u ftilluar: Vlora e ’97-ës

 Një reportazh jo vetëm për t’u ftilluar: Vlora e ’97-ës

January 23, 2021
Horoskop/ 4 shenja që e kanë problem martesën

Horoskopi, 24 janar 2021/ Ja si do sillen shenjat

January 23, 2021
Këshilla/ Ja pse nuk duhet të punoni nga shtrati?

Këshilla/ Ja pse nuk duhet të punoni nga shtrati?

January 23, 2021
Nga Fatmira Hajdari te Lazër Sallaku/ Lista me 120 gjyqtarët që do t’u hapen çështjet që kanë gjykuar

SPAK merr nën hetim 23 ish-gjyqtarë VIP, 9 dosje për ish-anëtarët Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u emëruan nga PD-LSI

January 23, 2021
AS/ Myrto Uzuni rrëfehet për mediet: Laja pjatat në Greqi, në Shqipëri s’paguaja dot as 12 euro në muaj

VIDEO/Goli spektakolar nga Uzuni, shpëton Ferencvaroshin nga humbja

January 23, 2021
Horoskopi 10 Dhjetor 2020/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Fati po ndihmon këto 4 shenja

January 23, 2021
Ja si funksionon Ndragheta, organizata më e madhe kriminale në botë

Ja si funksionon Ndragheta, organizata më e madhe kriminale në botë

January 23, 2021
Nisja e sezonit turistik, mediat prestigjoze të lajmeve në Francë dhe Itali jehonë plazheve të Shqipërisë

Sezoni turistik 2021/ Shoqata e Tur-Operatorëve: S’kemi ende asnjë panoramë të qartë

January 23, 2021
Një opozitë e frustruar nga afrimi i zgjedhjeve

Një hordhi osmane kundër shtetit të Kosovës

January 23, 2021
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • Whatsapp: +355 69 57 123 23
  • #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In