• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës/ Ndahet nga jeta portieri i njohur i ‘Lokomotivës’ së Durrësit, Naim Dollaku

by Java News
22/06/2017 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
U nda nga jeta ne moshen 69 vjecare portieri i njohur i Lokomotivës së Durrësit Naim Dollaku, ceremonia e varrimit zhvillohet sot në orën 14:00 në qytetin bregdetar.

Dollaku vuante nga zemra, ndërsa ishte operuar së fundmi dhe bënte dhe terapinë specifike.

Por kush është Naim Dollaku? Për të gjithë ata që nuk e kujtojnë, ai në moshen 15-16 vjeçare u aktivizua me të rinjtë e Durrësit, duke qene zbulim i trajnerit te moshave per kohen Fiqiri Dervishi.

Ishte viti 1965. Eshte aktivizuar 4 vite me te rinjtë, duke u vlerësuar pas nje anketë portieri më i mirë në Shqipëri për këtë kategori moshash. Në vitin 1967, në Durrës për 10 muaj erdhi të punojë trajneri i famshëm Loro Boriçi dhe menjëherë e perfshiu Dollakun në formacionin e ekipit të parë.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, Naim Dollaku kthehet në Durrës pranë Lokomotivës dhe aktivizohet si portier i parë, duke zëvendësuar portierin e shkëlqyer Teli Ciko. Dollaku u largua nga futbolli në vitin 1982. Gjatë karrierës së tij sportive me Lokomotivën, ai është  drejtuar nga trajnerët Refik Resmja, Abdulla Duma, Petraq Ikonomi, Nysret Shyti.

Vitet më të arta të Lokomotivës së këtij dhjetëvjeçari (1970-1980), ishin nën drejtimin e të mirënjohurit Skënder Jareci. Të paharruara mbeten për Dollakun, dy ballafaqimet me Labinotin e Elbasanit, në finalen e Kupës së Shqipërisë në vitin 1975.

Formacioni i Teutës në atë kohë ishte: Naim Dollaku në portë, në mbrojtje Kristaq Toçi, Osman Kapidani, Josif Ristani, Niko Jani, në mesfushë Edmond Miho, Edmond Pasha, Agim Likmeta, Alfred Filjari dhe në sulm Agim Bulku dhe Fatmir Hima.

E veçanta e Naim Dollakut ka qene suksesi në pritjen e penalltive. Nga 25 të tilla, Dollaku  ka pritur plot 19. Naim Dollaku mbetet nga figurat më popullore në futbollin durrsak, pasi ka qene shumë masovik dhe gojëmbël . Humbja e tij e papritur ka shokuar tërë opinionin sportiv dhe qytetarët e Durrësit.

ma.me
Next Post
Përplasja e blindit të parave, dy persona mbetën të plagosur

Shoferja e dehur shkakton aksident, prangoset 28-vjeçarja nga Saranda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In