• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Durrës – Morinë, autostrada që përpiu lekët e shqiptarëve

by Java News
27/11/2015 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një kostoje gjigande për arkat e shtetit shqiptar në dhjetë vitet e fundit, pasi është inauguruar disa herë me pompozitet në çdo segment të saj, pasi është bërë subjekt i akuzave zyrtare të Prokurorisë për më shumë se 200 milion euro në ngarkim të ish-ministrit Basha, Rruga e Kombit vijon të mos “ngopet”.

Gjashtë vite pas përurimit zyrtar, rritja e faturës për rrugën “Durrës-Morinë” nuk ka të ndalur. E inauguruar disa herë, duke se ‘Rruga e Kombit’ do vazhdojë të përpijë lekët e taksapaguesve. Dhe jo vetëm kaq. Ministri Arben Ahmetaj ka bërë të ditur se për ta standardizuar segmentin Durrës – Morinë do të duhen të paktën edhe 160 milionë euro. Qeveria po tenton, që mirëmbajtjen e rrugës t’ia kalojë me koncesion privatit, por sipas Ahmetajt, as kjo nuk ka për ta zgjidhur mungesën e financimit. Sepse, siç tha Ahmetaj: Shqipëria nuk i ka ato para.

Qeveria pretendon se do të ruajë një nivel të lartë të investimeve publike, edhe pse në të njëjtën kohë bën të mundur uljen e borxhit. “Do të investohet 5,1 për qind e PBB-së dhe është një sukses i drejtpërdrejtë dhe i koordinuar me uljen drastike të deficitit”, tha më tej Ahmetaj. Nga ana tjetër, opozita shprehet se shifra e investimeve publike është fryrë artificialisht, pasi qeveria ka përfshirë në të subvencionet për KESH-in dhe fondet, që janë të lidhura me realizimin e të ardhurave nga dividenti, që sipas saj është i pamundur.

Veç vëllimit, opozita akuzon se qeveria ka cënuar edhe cilësinë e investimeve, duke i orientuar ato në projekte pa efekt për ekonominë.

“Harxhohen 700 milionë dollarë investime publike në vit, një kantier ndërtimi nuk ka funksional në territorin e vendit”, deklaroi më tej Bode. Por Ahmetaj është përgjigjur se 83 për qind e investimeve shkojnë në projekte në vazhdim. 17% janë projekte të reja.

Shpenzimet e buxhetit të ardhshëm do të jenë mbi 452 miliardë lekë, prej të cilave 417 miliardë vijnë nga të ardhurat, ndërsa pjesa tjetër janë huamarrje.

E ndërsa në dhjetor mbyllet procedura e koncensionit për rrugën në fjalë, kjo mesaduket nuk do ta zgjidhi njëherë e mirë investimin.

Next Post

Vjedh trurin e një njeriu dhe e nxjerr për shitje në eBay

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

March 12, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Rritja e çmimit të naftës, Trump: SHBA-të përfitojnë shumë para nga kjo krizë

March 12, 2026
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In