• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Durrës/ Ministrat Çuçi e Manastirliu nderim mjekëve dhe infermierëve në Durrës: Pa Ju nuk përballohej situata pas tërmetit

by Java News
29/12/2019 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, si dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilluan një takim me mjekët dhe personelin shëndetësor në Durrës, për t’i falenderuar për punën dhe gatishmërinë e madhe që treguan për të qenë në shërbim të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Ministri Çuçi vlerësoi kontributin e mjekëve dhe infermierëve si shumë të rëndësishëm në përballimin e gjendjes së vështirë, sidomos në momentet e para pas lëkundjeve, por edhe më vonë duke ofruar shërbim shëndetësor në hotelet dhe qendrat ku u strehuan banorët.

“Ne kemi përballuar një situatë që edhe në vendet më të zhvilluara sot në botë nuk mund të përballohej më mirë. Kjo edhe falë meritës tuaj shumë të madhe. Ju falenderoj nga zemra si ministër i ngarkuar për gjithë operacionin qeveritar për përballimin e emergjencës. Keni qenë një ndihmesë shumë e madhe edhe për mua sepse më keni hequr një barrë të jashtëzakonshme”, tha ministri Çuçi.

Në këtë takim u shpërndanë edhe çertifikata mirënjohje nga Bashkia e Durrësit për disa mjekë dhe infermierë të qendrave të ndryshme shëndetësore jo vetëm në qytet, por edhe në zonat përreth, si dhe në Shijak e Kavajë.

Next Post
Raketat e para hipersonike/ Putin: Risi që krahasohet me lëshimin e satelitit të parë më 1957

Raketat e para hipersonike/ Putin: Risi që krahasohet me lëshimin e satelitit të parë më 1957

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com