Një pushues nga Maqedonia është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Durrësit.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 08:45, në lagjen Nr.13, Durrës është gjetur trupi i pajetë i një pushuesi. Pas identifikimit rezultoi se viktima është shtetasi S.SH. rreth 65 vjeç, banues në Shkup, i cili ishte mbytur në det.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivat e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ekspertiza do të përcaktojë shkaqet e mbytjes së pushuesit.