• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës, mbyllen vendkalimet e paligjshme në hekurudhë

by Java News
16/11/2018 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qytetin e Durrësit, Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit ka mbyllur kalesat e paligjshme të cilat janë kthyer në një shqetësim për Drejtorinë e Hekurudhave pasi janë burim aksidenti.

“Pikërisht në këtë vend ku ndodhemi këtu është ndërmarrë një aksion i tillë për prishjen e kalesave, por nga ana e banorëve është rimbyllur kanali dhe është bërë kalimi i mjeteve dhe këmbësorëve duke rrezikuar jetën e qytetarëve, për këtë arsye kemi urdhëruar prishjen e të gjitha kalesave”, thotë Ardian Halili, kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Durrës.

Aksioni i i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit erdhi pas kërkesës së Drejtorisë së Hekurudhës për mbylljen e këtyre kalesave që deri tani u kanë marrë jetën 2 personave në aksidente hekurudhore.

“Ky është një shqetësim që është ngritur hera pas here jo vetëm në qytetin e Durrësit por në të gjithë Shqipërinë. Problematikat janë të mëdha se rrezikohet jeta e qytetarëve dhe lëvizja e trenave në drejtime të ndryshme. Në të gjithë rrjetin hekurudhor ka problematika të tilla, por ne kemi kërkuar me ngulm për mbylljen e këtyre kalesave nga IKMT”, shprehet Ani Dyrmishi, drejtori i Hekurudhës Shqiptare.

Zgjidhja prëfundimtare e këtij problemi mbetet rrethimi nga te dyja anët i linjës hekurudhore për t’i dhënë fund kalimeve të automjeteve dhe këmbësorëve në shinat e trenit.

“Jemi në proces për projektin Durrës-Tiarnë dhe linja e re drejt Rinasit që pritet të fillojë në fillim të Janarit 2019 dhe me projektin e ri të rrethimit të hekurudhës i jepet fund kësaj problematike”.

Sipas ekspertëve, kalimet në nivel përgjatë gjithë kësaj linje hekurodhore janë problematike, pasi mungojnë barrierat dhe gjysmë barrierat, si dhe sinjalistika e duhur.
Tv Klan

 

Next Post
Mbreti i popit/ Michael Jackson po fiton më shumë pas vdekjes, sesa kur ishte gjallë

Kjo është shuma marramendëse që fiton Michael Jackson çdo vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In