Një 54-vjeçare nga Durrësi është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga kunata e saj, 68-vjeçare. Pas kërkesës në Gjykatën e Durrësit, gruaja ka marrë urdhër mbrojtje.
“Më datë 06.03.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.A vjeç 54, banues në Durrës, pasi kunata Z.A, vjeç 68, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare””, thuhet në njoftimin e policisë.
ma.me