• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DURRES/ Kryeprokurorja Marku: Hetime jo vetëm me referimet nga policia

by Java News
08/02/2018 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurorja Arta Marku ka marrë pjesë në analizën e Prokurorisë së Rrethi Durrës ku ka dhënë direktiva si dhe porosi. Marku deklaroi se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive, por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të veprës penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprime korruptive.

“Kjo me qëllim jo vetëm ndëshkimin e autorit për krimin e kryer por dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të krijuara prej tyre”, deklaroi Marku.

Kryeprokurorja Marku tha se qyteti i Durrësit si një nga qytetet porte të vendit tonë rezulton me shumë pak vepra penale në fushën e kontrabandës. “Ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cenojnë legjislacionin doganor janë të shumta dhe të ndëshkueshme penalisht. Duhet që edhe kryesisht prokurorët të angazhohen për të evidentuar këto vepra penale në çështjet që hetojnë, duke mos u mbetur të kufizuar vetëm në referimit që mund të vijnë nga policia e shtetit apo vetë doganat”, tha Marku.

Kryeprokurorja u shpreh gjithashtu se konstatohet se ka një ulje të veprave penale kundër jetës, por ka një rritje të agresivitetit nga grupet kriminale në kryerjen e këtyre veprave penale.

“Autorët në funksion të realizimit të qëllimeve të tyre kriminale janë të gatshëm të sakrifikojnë çdokënd që mund të jetë rastësisht në rrezen e tyre të veprimit. Kjo vjen nga mosndëshkimi, apo ndëshkimi i lehtë dhe jo proporcional me krimin e kryer dhe rrezikshmërinë e autorit’, deklaroi Marku.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Takimi i përzemërt Berisha-Kryemadhi

FOTOT/ Takimi i përzemërt Berisha-Kryemadhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In