• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DURRES/ Kontrabanda e cigareve në shifrat 3 mln euro, zbulohet pronari turk i mallit

by Java News
08/11/2017 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet emri i shtetasit turk që dyshohet se ishte pritësi i kontinierëve me 3 milion e 50 mijë cigare në Portin e Durrësit, të cilat kishin mbërritur nga porti Mersin të Turqisë drejt Shqipërisë. Gjatë 24 orë verifikime prokuroria e Durrësit në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë mësuar se dërgesa ka qenë për shoqërinë turke ROYALL GENERAL TRADING pronar i të cilës është shtetasi Semsettin Baysal, lindur në qytetin Çit të Turqisë. Ky i fundit ka hapur këtë kompani në 10 maj 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndërkohë që në muajin korrik mësohet se ka mbërritur nga Turqia superngarkesa me mbi 3 milion cigare.

Kapitali themeltar i shoqërisë është 10 000 dollarë amerikanë, ndërkohë një ndër objektet e veprimtarisë së kësaj kompanie është të:” Prodhojë, importojë, eksportojë dhe përpunojë duhanin dhe nënproduktet e tij, në formën e tij të grirë ose në formën e cigareve, të çdo lloji, duke përfshirë por pa u kufizuar në cigare me filtër dhe ato pa filtër, lëndën e parë, paketime dhe në përgjithësi çdo produkt tjetër të përpunueshëm. Sipas të dhënave bëhet fjalë për paketa “Filip Morris” të cilat përbëjnë dhe numrin më të madh të ngarkesës ndërsa pjesa tjetër është e përbërë nga paketa të llojit “Slims” e markave të ndryshme. Për momentin prokuroria e Durrës është duke verifikuar veprimet që ka kryer kapiteneria e Durresit dhe punonjësit e doganës së Durrësit, ndërsa për sa i përket shtetasit Semsettin Baysal ky i fundit nuk është arritur të pyetet nga prokuroria, pasi ka rezultuar se është larguar nga territori Shqiptar që prej 24 tetorit 2017.

Largimi nga Shqipëria e shtetasit Turk, ka ndodhur nëpërmjet pikës kufitare të Rinasit. Burimet nga prokuroria thanë se gjatë kohës që kolitë me cigare kanë qëndruar në portin e Durrësit, kjo ngarkesë është kërkuar të tërhiqet mbrapsht nga kompania dërguese, me argumentin se ishte bërë një ngatërrese me vendndodhjen e shkarkimit të mallit. Por në pamundësi për të sjellë anijen që do transportonte cigaret, paketat kanë mbetur në port për gati 5 muaj. Sipas akuzës sasia e madhe e cigareve është shkarkuar në portin e Durrësit që prej muajit Korrik 2017 dhe se gjatë kësaj kohe askush, qoftë person i huaj apo person nuk është interesuar për fatin e cigareve. Por ekzistojnë dyshime se kërkesa e kompanisë turke për të tërhequr mallin mbrapsht, mund të jetë një reng për të përpiluar dokumente shtesë dhe nxjerrjen e mallit sërish në lundrim drejt porteve të ndryshme të Evropës.

Ndërkohë, gazetari i Report Tv raportoi se kanë mbërritur në qytetin bregdetar kamionët e ushtrisë dhe është përcaktuar personeli për të ngarkuar dhe transportuar në destinacion ngarkesën e cigareve. 6100 koli cigare kontrabandë të bllokuara mbrëmjen e kaluar do të ruhen në kompaninë Kurum, deri në vendimin përfundimtar se cili do të jetë destinacioni final i kësaj ngarkese. Ndërkohë, pritet vendimi nga Doganat se si do të procedohet me rastin në fjalë, pasi në të gjitha rastet ka munguar porositësi, pra marrësi në dorëzim i ngarkesës së cigareve.

shqiptarja.com/ma.me

Next Post
Mallra kontrabandë në autobusin e linjës Athinë – Tiranë, në pranga 2 persona

Bllokohet kalimi i makinave në Greqi, shkak greva e policisë helene

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In