Një ish-oficer policie ka dhunuar fizikisht mjekun kirurg të spitalit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme ku mësohet se mjeku është dhunuar nga djali i një pacienti në ambientet e urgjencës.
Sipas policisë babai i autorit të dhunës ndodhej në urgjencë, por doktori me inicialet A.N i ka kërkuar që të blinte ilaçet jashtë spitalit.
Ky ka qenë edhe shkaku i reagimit të të birit të pacientit, ish-punonjës policie, i cili se bashku me një person tjetër kanë dhunuar mjekun kirurg.
Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë të spitalit, ndërsa policia ka sekuestruar pamjet, si dhe ka shoqëruar në komisariat ish-efektivin Adriatik Hoxha, dhe disa persona të tjerë. Ndërkaq, kanë nisur hetimet e plota për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.