Gjuha denigruese dhe e urrejtjes në rrjetet sociale ka çuar drejt vetëvrasjes nënën e 4 fëmijëve në Durrës.
E sulmuar në mënyrën më të shëmtuar, nëna e katër fëmijëve është vënë para një presioni tepër të madh shoqëror dhe më pas dhe në familje. Pa mundur të kërkojë ndihmë, apo të gjejë shpëtim diku, ajo ka konsumuar një sasi fotoksine, për t’i dhënë fund tmerrit me të cilin po përballej publikisht në një komunitet të vogël.
Burime nga Policia e Durrësit, bëjnë me dije se materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
/f.s












Kush ka marr pjese ne bullizimin qe coi ne vetvrasjen e viktimes, te denohet penalisht,qe te zejn mend dhe te there mostra