Një 46-vjeçare në qytetin e Durrësit i ka dhënë fund jetës ditën e sotme duke u hedhur nga lartësia. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lagjen Nr .13, Sektori Hekurudha.
Policia bën me dije se është hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banon, shtetësja me inicialet M.K. Për pasojë, ajo ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.