• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Durrës/ Hapësirat publike në plazhe, Task Forca nis kontrollet

by Java News
03/07/2018 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pushuesit vështirë të gjejnë hapësira publike në plazhet e shumta të Durrësit. Ekzistojnë vetëm plazhet private me pagesë, ndërsa ata që duan të pushojnë nën hijen e çadrës së tyre në bregdet e kanë thuajse të pamundur.

Kjo situatë e përsëritur ndër vite dhe këtë sezon ka marrë vëmendjen e strukturave ligjzbatuese, që kanë nisur kontrollet e subjekteve për shlyerjen e detyrimeve tatimore e vendore, si dhe marrjen e masave të sigurisë në hapësirat e brezit të rërës që shfrytëzojnë për qëllime fitimi pa përjashtuar ruajtjen e sipërfaqes për të cilën kanë marrë leje pranë pushtetit vendor. E ngritur pranë prefekturës së qarkut Durrës për mbarëvajtjen e sezonit turistik, “forca e ligjit” ka nisur kontrollet në plazhe.

“Po ushtrojmë aktivitetin në plazhet e Durrësit kontrolle për plazhet, hoteleritë dhe restorantet. Në këtë grup marrin pjesë disa institucione të lidhura me mbarëvajtjen e sezonit turistik. Kontroll është ushtruar dhe për parkimet e mjeteve motorike lundruese të argëtimit. Në Currila nuk ka pasur probleme po në plazhe të tjera janë konstatuar probleme dhe po monitorohen për marrjen e masave në vazhdim”, tha Jani Tati, drejtues i Task Force prefektura Durrës.

Këtë fillimjave, kontrolli është përqendruar në plazhin e Currilave, ku hapësira publike, ndonëse e vogël në krahasim me atë të shfrytëzuar nga subjektet, është respektuar dhe pushuesit të pashqetësuar shijojnë banjot e diellit e të ujit.

Ndërkohë, në fokus të kontrolleve është dhe cilësia e ujit të pijshëm që ofrohet nga subjektet në bare e restorante, si dhe ujit të përdorur në pishina dhe atij detar në pjesën para plazheve.

ma.me

Next Post
FOTO LAJM/ Gruaja zbulon një imazh të frikshëm në fotografinë e ditëlindjes!

FOTO LAJM/ Gruaja zbulon një imazh të frikshëm në fotografinë e ditëlindjes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In