• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Durrës, gruaja kërkon të rimartohet me burrin e vdekur prej 5 vitesh për t’i marrë “dëmshpërblimin”

by Java News
13/02/2017 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Histori si nëpër filma po ndodhin në Shqipëri, ku një prej tyre është ajo e regjistruar në Durrës. Një grua rreth 52 vjeçe, banuese e qytetit bregdetar është vënë nën akuzë penale nga gjykata lokale pasi akuzohet për veprën e mashtrimit.

Shegushe B., është denoncuar nga një familje durrsake se është duke abuzuar me ish burrin e saj të ndjerë, Artan L.

I ndjeri humbi jetën afro pesë vjet më parë në një aksident të ndodhur në Francë.

Më herët Artani ishte i martuar me Shegushen por ishin divorcuar.

Prindërit e Artanit kanë denoncuar penalisht Shegushen se ka falsifikuar dokumente gjatë përpjekjeve për t’u rimartuar me djalin e vdekur.

E gjitha mendohet të jetë shkaktuar nga një shumë e madhe parash që sigurimet janë të detyruara të paguajnë për familjarët e të ndjerit, pas aksidentit të pësuar fatalisht në Francë.

Praktikisht paratë i jepen familjarit më të afërt por në këtë rast, ish gruaja synon që t’i fitojë ajo duke u rimartuar me të shoqin.

Gjykata e Rrethit Durrës po shqyrton këtë dosje delikate ku Shegushja ka depozituar një kërkesë për “rivendosje në afat të së drejtës për të ankimuar vendimin e divorcit”, me argumentin se ajo nuk ishte në dijeni të gjyqit për divorcin e saj, në qershor 2009.

Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të prishë vendimin e divorcit të saj. P ashtu ka vendosur edhe pushimin e çështjes, me argumentin se një çështje për zgjidhje martese nuk mund të vazhdojë kur njëri prej bashkëshortëve ka vdekur.

Ky vendim ka bërë që Zyra e Gjendjes Civile në bashkinë Durrës, të kthejë në statusin e mëparshëm gjendjen e bashkëshortëve Artan L. dhe Shegush B. Vetëm se tani Shegushja nuk quhet më as e martuar dhe as e ndarë, por e vè.

Në këtë mënyrë Shegushja ëhstë ribërë pjesë e trungut familjar. Ajo ka bërë padi në gjykatë ndaj vjehrrit dhe vjehrrës së saj, prindër të Artanit të ndjerë, duke i akuzuar se në mënyrë të padrejtë e kanë përjashtuar nga përfitimi i trashëgimisë.

Kjo gjykatë i ka dhënë të drejtë. Edhe Apeli po ashtu.

Në janar 2016, dosja shkoi në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit vendosi që ta rikthejë çështjen për gjykim në gjykatën e Rrethit Durrës.

Sakaq një tjetër proces gjyqësor, penal, po zhvillohet në gjykatën e Durrësit me gjyqtare Eda Kaja. Shegushja kërkon deklarim të pavlefshëm të akteve të dosjes, me pretendimin se janë shkelur afatet e hetimit. Kurse prokuroria mbron tezën se hetimi është bërë brenda afateve të përcaktuara në ligj.

Tani ajo që vihet në pikëpyetje është e ardhmja e pasurisë financiare që la i ndjeri përmes sigurimeve: Kush do t’i marrë paratë, gruaja e ndarë më 2009 me vendim gjykate dhe e rikthyer si bashkëshorte gjashtë vjet më pas, apo familjarët e të ndjerit. /noa/a.k

Next Post
“Dibra”, Topi: PD nuk jep shpresë për të ardhmen, por edhe PS u frikësua nga fitorja e thellë

Topi: Ende nuk kemi një marrëveshje për koalicionin me PS. PD akoma në prangat e frymës totalitare të Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com