Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shtetasin me inicialet L.K, njerku që abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të gruas.
Bëhet e ditur se kjo masë është dhënë mbi bazën e ekspertizës mjeko-ligjore.
39-vjeçari u arrestua pasi nëna e vajzës 14-vjeçe zbuloi ngjarjen tronditësi.
Nëna vërtetoi se ai kishte abuzuar seksualisht me vajzën dhe madje vijonte të tentonte sërish.
/e.rr